Itali, vritet 30-vjeçari shqiptar, Policia: Dyshohet larje hesapesh

Trupi i pajetë i një 30-vjeçari shqiptar u gjet një ditë më parë në lagjen Campagnola, në Bergamo të Italisë. Viktima u gjet pranë një kanali nga një banore e zonës, e cila lajmëroi menjëherë policinë. Siç raportojnë mediat italiane, në trupin e pajetë janë konstatuar plagë të shumta, të shkaktuara me mjete të mprehta. Sipas policisë, dyshohet se viktima është vrarë në një tjetër qytet dhe më pas është hedhur në këtë zonë për të humbur gjurmët. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes është larja e hesapeve mes trafikuesve të drogës. Policia ka nisur hetimet, për të zbuluar autorët e vrasjes, ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni