Ndër grupet kriminale më të përfshirë në trafiqet e drogës në Itali, raporti përmend për kokainën: ndrangheta, camorra organizata shqiptare, serbo-malazeze, kolumbiane, domenikane, marokene; për heroinën, kriminalitetin siçilian, puljez, të Campanias, bashkë me grupe shqiptarësh, tunizianësh dhe marokenësh. Për kanabis dallohet kriminaliteti lacial, puljez, sicilian dhe grupet marokene, tunizian, spanjolle dhe shqiptare.

Të dhënat tregojnë një përfshirje të gjerë në Itali të organizatave kriminale të huaja.

Në vend të tretë qëndrojnë shqiptarët, porsa i përket përfshirjes së tyre në organizatat kriminale dhe të trafikimit të drogës në Itali, ata kapi 13,38% të të gjithë të akuzuarve të huaj për trafik droge.

Të parët në listën e trafikantëve të huaj të drogës janë marokenët, të cilët kapin 26%, të dytët tunizianët me 18,70%. Krahasuar me një vit më parë vërehet një rritje e sasisë së kanabisit, marijuhanës dhe e hashashit të sekuestruar, ndërsa kanë rënë sasitë e amfetaminës dhe të heroinës. Rënie ka gjithashtu edhe numri i personave të paditur

SHPËRNDAJE