Image associéeGjykata belge ka shpallur të fajshëm, Saleh Abdeslam, të dyshuarin kryesor të sulmit terrorist në Paris më 2015, duke dënuar me 20 vjet burgim në rastin me të shtëna drejt zyrtarëve policorë në Bruksel më 2016.

Vendimi i 23 prillit nuk është i lidhur drejtpërdrejt me sulmet që kanë lënë të vdekur 130 persona në Paris.

Image associéeAbdeslam, 28 vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij, Sofien Ayari, a 24- vjeçar janë dënuar me nga 20 vjet burgim për tentim-vrasje me të shtëna me armë zjarri drejt policisë belge dhe asaj franceze, gjatë bastisjeve të tyre në Bruksel më 15 mars 2016. I tham “preshevar” sespe ai duket te kete kaluar nëpër Serbi, pikerisht ne ketë qytet. Do  theksuar se mediat boterore para tri vitesh kishin shkruar duke ju referuar buirmeve te agjencise se lajemeev “Presheva Jonë”  se ai nga Sria permes Presahves kishte kalur neper Hungari drejt ne Bruksel, cka un tha se edhe kallanikov te Serbise ishin gjetur ne duar te terroristeve. (“16 nov. 2015 – Il est ensuite entré en Serbie par le poste-frontière de Presevo, où il a fait sa demande d’asile, avant de rejoindre le camp croate d’Opatovac le 8 octobre puis de partir pour la Hongrie. “)

Abdeslam është arrestuar më 18 mars të po atij viti, afër shtëpisë së familjes së tij në një lagje të varfër të Brukselit.

Ayari po ashtu është dënuar me 20 vjet burgim.

As Abdeslam, që aktualisht është në burg duke pritur gjykimin për sulmet në Paris më 2015, as Ayari nuk kanë qenë pjesë e gjykimit të sotëm në Bruksel.

Ende nuk dihet kur Abdeslam do të gjykohet për sulmet në Paris

SHPËRNDAJE