Pranë trupit të të ndjerit, Arsim Berisha (33), është gjetur një armë automatike e tipit AK 47, ndërsa dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 16:00 në varrezat e fshatit Drenoc të Rahovecit.

Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës në Prizren, në orët e para të së diel, në Drenoc të Rahovecit është gjetur i vrarë Arsim Berisha (33). Pranë trupit të të ndjerit është gjetur një armë automatike e tipit AK 47, ndërsa dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje.

Arsimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe sipas burimeve familjare, kohëve të fundit është përballur me kriza financiare, kurse që nga paslufta ka qenë i papunë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 16:00 në varrezat e fshatit Drenoc. Organizata e veteranëve të UÇK-së në Rahovec ka paralajmëruar ceremoni të organizuar të varrimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së Arsim Berisha.

SHPËRNDAJE