Agjencia Informative Kombetare “Presheva Jone” uron Bajramin, por më shumë apelon dhe fton popullatën sidomos biznismenët e Lugines se Preshevës per solidaritet  dhe ndihma ish-ushtarëve të UCPMB-se , familjarët e dëshmorëve, jetimëve qe ata sot për  Naten e Bajramit dhe Bajramin e Madh e shtrojnë sofrën pa bukë !?

 

Presheve, 17 gusht

 

Ish-ushtarët e UÇPMB-së, ankohen me të madhe në Luginën e Preshevës se janë të prekur nga një skamje e madhe, sa që nuk arrin t’iu sigurojnë edhe bukën të afërmve të tyre.

 

“Unë kam qenë ushtar i UÇPMB-së, kam pasur vullnet të dalë në malë, kisha shëndet dhe vullnet me shpresë se një ditë do të bëhet mirë, por deri sot asgjë, gjithçka prapë, bile zi e ml zi. Sepse nuk kam as liri, as punë e as shëndet të cilin e lashë në male me pushkë në dorë”, ka thënë ish-ushtari i cili ka dashur të mbetet anonim ne agjencine informative kombetare “Presheva Jone”

 

Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e këtij ish ushtari.

“Nga politikanët shqiptarë u përdorëm për interesat e tyre personale. Ata sot janë bërë të pasur. Na i kishin dhënë objektivat të luftonin, dhe tash na kanë lënë të varfër dhe të uritur dhe kemi mbetur rrugëve”, ka deklaruar ai.

 

 

U përgjakëm për fukarallëk e sot jemi bërë për vitra!

Tani, e dimë se gjithë kemi luftuar, por shpesh e pyes vetën pse luftuam.? Ne kurrë nuk kemi menduar se do të mashtrohemi apo tradhtohemi. Por kjo nuk është inkurajuese. Ne kemi 28 dëshmorë që ranë për lirinë e kësaj toke, 12 tjerë të plagosur rëndë. Sa ishte lufta ishim trima e luftëra të lirisë e sot kush nuk kthen sytë kah ne, na kanë harruar.

Liderët partiak na përmendin vetëm para zgjedhjeve kurse fëmijët tanë na përmendin çdo ditë para se të shtrohet sofra apo para se me filluar shkollat kërkojnë buke, kërkojnë fletore e laps. Ne jemi të befasuar nga politikanët shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë.

Kur atëbotë u lejua policia dhe ushtria serbe të kthehet në zonën e sigurisë, ushtarët e kuptuan se diçka tjetër po ndodh. Kur ishte periudha për të formuar një polici shumetnike na thane se ne kemi përparësi. Por, aty punësuan me shkollë e pa shkollë, me dofarë kursesh, apo që kishin lidhje të forta me serbët, punësuan të afërmit apo jaranët e tyre.

Së pari liderët, në emër të lirisë na rekrutuan për luftë, por pas lufte mbetem pa asnjë të drejtë. Pasi institucionet lokale morën një ndihmë të madhe nga agjencitë e huaja, dhe kjo është menduar të jetë e dedikuar për ne na, për të zgjidhur problemet ekzistenciale, por nuk kishte ndodhur kështu. Të gjithë janë marrë dhe ndarë mes veti

Liderët partiak na lanë nëpër burgje, vuajtje, na tradhtuan, na mashtruan, vetë u pasuruan!

Ne ushtarët ishim të gjithë kryesisht nga fshatrat, nga familjet e varfra. Ne ishim pa fat, kemi jetuar sot për nesër.

Liderët të cilët në pushtet na premtuan një punë e funksione, por deri sot as punë, as poste. Të gjitha të zezat kanë rënë mbi ne. Kur kolegët u vranë, ata që mbetën të gjallë, po na bënë gropën për së gjalli me ndjekje, në burgjet serbe. Çdo here kur biem me fjet, biem e zgjohemi tmerrshëm. Akoma natën kur kalon ndonjë veturë me zhurmë, mendojmë se hynin policia serbe me na bastisë, me na maltretue fëmijët në gjysmë të natës, që shpeshherë këso raste kanë ndodhur në shtëpitë tona.

“Në Luginë nga fukarallëku që kanë kaluar ish-ushtaret tanë apo familjet e dëshmorëve, kujt nuk i bie ndërmend për ne përveç popullatës edhe atë në Bajram. Për Zotin jemi bërë për vitra..” ka dekaleruar ne fund ish-ushtari i UCPMB-se per “Presheva Jone”

SHPËRNDAJE