Ish presidenti 94 vjeçar i sëmurë i Turqisë, që erdhi në pushtet përmes puçit ushtarak në vitin 1980, mund të përballet me burgim të përjetshëm, ka thënë një prokuror.

Kenan Evren dhe ish komandanti i forcave ajrore, Tahsin Sahinkaja, akuzohen për krime kundër shtetit, ka thënë prokurori Hysein Gorusen, transmetojnë mediat turke.
.
Një gjykatë do të vendosë tash për pranimin ose jo të aktakuzës dhe për fillimin e një procesi gjyqësor.

Evren, i cili si shef i shtabit të ushtrisë, udhëhoqi puçin ushtarak, para se të bëhej president nga viti 1982 -1989, është marrë në pyetje nga Goruseni në muajin qershor, pasi ndryshimet kushtetuese hoqën imunutetin e liderëve të grusht shtetit dhe lejoi që ata të vihen para drejtësisë.

Veprimet legale kundër Evrenit dhe Sahinkajës, dy liderëve të mbijetuar të puçit, vijnë, ndërsa qeveria me rrënjë islamike e Rexhep Tahir Erdoganit, që fitoi zgjedhjet tri herë radhazi, po vë në hije rolin e ushtrisë në Turqi.

SHPËRNDAJE