Avokatët mbrojtës konfirmuan për Radio Kosovën se paneli gjyqësor i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, ka vendosur sot zgjatjen e këtyre masave për të dyshuarit e rastit “Kleçka”.

Një panel gjyqësor u ka zgjatur paraburgimin dhe arrestin shtëpiak 9 personave të dyshuar për krime lufte, duke u përgjigjur pozitivisht kërkesës që kishte bërë prokuroria.

Njëri nga mbrojtësit e të dyshuarve Florim Vertopi, avokat i Naser Krasniqit ka konfirmuar për Radio Kosovën se vendimi i gjykatës është i njëjtë me atë të një muaji më parë.

Me 16 mars nën dyshimin për krime lufte në të ashtuquajtur rastin ”Kleçka” janë arrestuar 9 persona 7 nga të cilët po mbahen në paraburgim dhe 2 të tjerë në arrest shtëpiak.

Mbrojtja e të dyshuarave ka paralajmëruar ankesë në vendimin e gjykatës dhe mundësinë e kërkesës së përjashtimit nga procesi të prokurorit të lëndës, Mauristo Salustra.

Hetimi po zhvillohet në dyshimin se gjatë vitit 1998 këta persona kanë torturuar dhe vrarë civilë serbë e shqiptarë në Kleçkë të Malishevës.

SHPËRNDAJE