Ish-kryeministri libian i mbytur në Danub

Trupi i ish-Kryeministrit dhe ish-Ministrit Libian të Naftës, Shukri Ghanem është gjetur pa jetë në lumin Danub, bën të ditur policia austriake.

“Nuk ka pasur shenja të dhunës në trupin e Ghanem”, tha një zëdhënës i policisë, ndërsa është urdhëruar autopsia.

Ish-kryeministri, 69 vjeçar, ka punuar si konsulent për një kompani me bazë në Vienë. Ai me sa duket është largua nga shtëpia e tij të dielën i veshur normalisht, thotë policia.

Ghanem u largua nga Libia pasi vendi u përfshi në kryengritjen kundër Kolonel Muammar Gaddafit vitin e kaluar.

Në atë kohë, ai kritikoi gjakderdhjen në Libi, duke thënë se situata ishte bërë “e padurueshme”.

Ai shërbeu si Kryeministër i Libisë nga viti 2003 deri në vitin 2006 dhe më pas si Ministër i Naftës deri në vitin 2011.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni