Shyqyri Haxha është “dorëzuar” të enjten në polici. Ish kryeshefi i PTK së, i shoqëruar nga avokati i tij, Ramë Gashi, është intervistuar nga hetues të Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale. Haxha, ndaj të cilit kishte një urdhërarrest prej 5 marsit, ka sqaruar para hetuesve punësimin e shumë njerëzve dhe procedurat e shpalljes së vëllait të tij të vrarë në luftë, Bahri Haxha, dëshmor i kombit.
Avokati Ramë Gashi ka thënë se kjo ka qenë thjesht një intervistë në të cilën janë sqaruar disa punësime sa ka qenë Haxha në krye të PTK së. Sipas Gashit, ai ka dhënë shpjegime kryesisht rreth punësimeve dhe disa gjërave që lidhen me statusin e vëllait të tij të ndjerë.
Shyqyri Haxha është nën hetime bazuar në dyshime se ka kryer vepër penale të krimit të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

SHPËRNDAJE