Eljasi Sherifi alias komandant “Arusha” i UCPMB-së thotë se “qeverisë serbe,  si duket,  nuk i kënaq as spastrimi etnik i të rinjva nga Lugina e Preshevës,  i pengonë atyre edhe në prendim, i pnegon kur marrim frymë, kur jemi gallë, pasi ata shqiptaret nuk duan t’i shofin me sy të gallë “, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Musa LAMALLARI

Dobrosin, 9 qershor
Eljasi Sherifi njëri nga të përmendurit me rastin e sulmit të stacionit policor në Dobrosin, në afërsi të Konçulit, i lindur në Preshevë dhe banor i Preshevës, tash e tre vjet gjendet jashtë vendit.

Eljesa Sherifin njohës imirë i zhvillimeve brenda  UCPMB-së tash e tre vjet e gjysmë gjendet jashtë vendit. Për herë të parë si akuzuar “për krime lufte” ku permenden Ali Hajdari, Rexhep Aliu dhe Eljasa Sherifi, në gazetën Koha 13 mars 2009,  ku ministri i PM të Serbisë, Ivica Daciq, deklaron se autoriteteve te UNMIK i ka dërguar fletarrestin per tre personat dhe pretendon se te dyshuarit e tij gjinden ne Kosove. E vërteta është se Eljesa Sherifi qysh atëherë ka qene jashtë vendlindjes dhe Kosovës me aplikacion për azil politik ne ketë vend perëndimor, por edhe autoritete e qeverise Kosovës kane refuzuar kërkesat e Ivica Daciqit se janë te pavërteta dhe se kërkojnë njerëz te pafajshëm me pretekst për ti shpërngulur shqiptaret e Luginës Presheves.

Emri  i Eljesa Sherifit, i njohur gjatë luftës me nofkën “Komandant Arusha” lakohet në media serbe dhe nga i ashtuquajturi sekretar shtetëror per Kosoven, Oliver Ivanoviq, per sulmin qe  kinse “Xhezair Shaqiri dhe Eljesa Sherifi bene ndaj xhandarëve serbe ne Dobrosin te Bujanovcit. Lidhur me keto akuza fantome, Ministria e Puneve te brendshme, Presheve,  menjëherë lëshon ftese ne adrese te Eljesa Sherifit, me date 20 maj 2012 ku Eljesau thirret për biseda informative ne stacionin policor te Preshevës.
Por mbi të gjitha e vërteta qëndron në anën e këtij djaloshi, i cili me shumë se tre vjet e gjysmë gjendet jashtë vendlindjes, i posedon gjitha dokumentacionet përkatëse në lidhje me këtë, pasi aplikacioni i tij për kërkim të azilit politik është dërguar në janar të vitit 2009.

“Si duket ne si shqiptarë qeverisë serbe i pengojmë edhe kur jemi të shpërngulur, pasi ata shqiptaret kanë qejf t’i zhdukin, apo siç po brohorasin sot edhe stadiumeve të Evropës, shqiptari mirë – shqiptari vdekur.  Përkundër nënshkrimit të marrëveshjes për ndaljen e konfliktit mes ushatrisë shqiptare të Luignës së Preshvës (UCPMB) dhe ushtrisë  serbe (JNA) sot e kësaj dite nga kjo marrëveshje ka mbetur në etër dhe ish-ushtaret e Kosovës Lindore mbeten të përndjekur, të dëbuar ose të burgosur përmes proceseve të montaura, pasi asgje nuk ka pasur ne interes te kësaj kategorie njerëzish për t’u integruar ne shoqërinë civile…” është shprehur z.Eljesa Sherifi

Një është e sigurt se për shqiptarët e Kosovës Lindore, të cilët ditë e më tepër u kanoset rreziku në tokat e tyre etnike, ata kohëve të fundit kanë probleme edhe në vendet perëndimore me disa të ashtuqujatura “fletarrestet” të ngarkuar me akuza të pabaza, të shpifura nga Serbia, pasi asaj iu bënë shumë koncesione nga Bashkimi Evropian.

Këtë e dëshmon më sëmiri edhe rasti i fundit të arrestimeve të ish-ushtarëve të UCPMB-së, ku mbi ta u ushtrua dhunë dhe shkelje flagrante e te drejtave te tyre, 5 prej tyre janë liruar, por edhe 3 mbahen ne burgjet e Serbisë, ku një nga te akuzuarit dhe prej 12 qe janë arrati për rastin e Gjilanit, qe hidhet ne rigjykim rishtazi, është edhe Eljesa Sherifi.

Është koha e fundit që shteti shqiptar dhe Tirana të ushtrojë presione në Bashkimin Evropian për respektimin e Marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara nga Serbia për të respektuar të drejtat dhe liritë legjitime të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. I tërë ky merifet është udhëhequr për konsumin e brendshëm serb në prag të zgjedhjeve në Serbi, por shqiptarët edhe kësaj radhe mbeten target kryesor për maltretime, burgosje dhe kërcënime fizike të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, qoftë edhe janë me mijëra kilometra larg vendlindjes.

SHPËRNDAJE