ISH-DREJTORI I TV BUJANOCIT AKUZOHET PËR KORRUPCION

-Këtë e ka  thënë Nexhat Behluli,kryetar i kësillit Drejtues të TV së Bujnocit,ndërkaq lidhur me këto akuza Sevdail Hyseni,ish drejtor,i mohon akuzat

Avni JUSUFI

Bujanoc,20 korrik

Nexhat Behluli (PD), kryetari i ri i këshillit drejtues  të RTB-së ka deklaruar për mediat serbe se nuk mund të kuptojë sjelljen e drejtorit të shkarkuar, i cili një javë para se të dal nga ky post, në marrëdhënie pune, në kohë të pacaktuar, ka pranuar tetë punëtorë të rinj.

“Si dhe me çka ti arsyetojmë veprimet e zotri Hysenit, i cili, si drejtorë i institucionit informativ me 34 të punësuar, shtatë ditë para largimit nga funksioni, ka nënshkruar tetë vendime të reja, dhe kështu sot një ndërmarrje e varfër informimi, në këtë komunë të varfër, ka 42 punëtorë”, thotë i zemëruar Behluli.

Ai thotë se organet e drejtësisë dhe ndjekjeve penale janë duke bërë hetime në këtë shtëpi mediale dhe se kanë marrë deklarata nga disa të punësuar, të cilët vendimet për marrëdhënie pune në RTB i kanë paguar nga një mijë deri në dy mijë euro.

“I kemi zbuluar rreth 30 raste që shërbimi i marketingut i ka realizuar reklama klientëve, dhe se ata kanë paguar këto shërbime, mirëpo para nuk ka në arkën e ndërmarrjes”, zbulon kryetari i këshillit drejtues të RTB-së.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe ish drejtori i këtij mediumi Sevdail Hyseni. Ai për gazetën PRESS ka thënë se deklarimet e tilla të Nexhat Behlulit janë gënjeshtra.

“Kjo është një gënjeshtër e kulluar. Nexhat Behluli, para se të lansoj një gënjeshtër të tillë është dashur të konsultohet me shërbimin e ndërmarrjes se punëtorët në RTB janë pranuar në fillim të vitit e jo pas zgjedhjeve të majit 2012”, thotë ish drejtori Sevdail Hyseni.

“Këto gënjeshtra dhe skenare na kthejnë në kohën e shkuar të regjimit të Millosheviqit, kur me deklarata e akuza të tilla tashmë të demoduara kërcënonin punëtorët me largim nga puna për të dëshmuar rrejshëm”, shprehet Hyseni.

Ai reagimin e tij e mbyllë duke thënë se “gënjeshtra e tretë dhe megalomane Nexhat Behluli thirret se është nënkryetar i Partisë Demokratike, jo ai, është thjesht një përfaqësues i shërbimit për informim të kësaj partie, i cili njëherit është edhe drejtor i Kompanisë së pavarur mediale Spektri dhe kryetar i Këshillit Drejtues të RTV Bujanoci, i cili ka për themelues pushtetin lokal dhe askush nuk e akuzon për kundërthënie interesash.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni