Bruksel, 24 prill  -Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot ka udhëtuar  në Bruksel ku do të prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizmin e vizave për kosovarët.

Agjenci e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve diplomatike ka mesuar se neser ne oret e pasdites kyrtemnistrit kosoare do tet akohet me Komuisonerin e larte te BRE-së për migracion z.Dimitris Avramopoulos.

Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë që fillimisht të ndodhë liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Mirëpo, njohësit e integrimeve evropiane dhe ata të zhvillimeve politike konsiderojnë se një kërkesë e tillë nga ana e Kosovë është e vonuar shumë.

 

SHPËRNDAJE