Isa Mustafa fton simpatizantët e LDK-së të mos festojnë

(AIKPresheva Jonë)

Isa Mustafa ftoi simpatizantët e LDK-së që të presin rezultatet e KQZ-së, dhe nuk ka nevojë të bëhet asnjë manifestim nga ithtarët tanë në kryeqytet,. “Ftesa jonë është që ta mbajmë qetësinë, të kryejmë punën tonë dhe pastaj të bëjmë atë që duhet”, tha Mustafa, i cili theksoi se rezultatet valide janë ato që i shpall KQZ-ja dhe se ato do të pranohen dhe të respektohen. Mustafa nuk pranuar t’i bëhen pyetje.

Konferencën e hapi Arben Gashi, i cili tha se situata ka filluar të tensionohet, pasi kanë filluar të dalin grupimet e të dyja partive, LDK e PDK. Gashi nuk ka përmendur më kurrfarë rezultati.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni