Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka pritur të hënën ambasadoren e SHBA-së në Prishtinë, Tracey Jacobson, me të cilën ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.

“Kisha nderin që të pres për herë të parë ambasadoren e SHBA-së në Prishtinë, znj. Jacobson. Kemi biseduar për zhvillimet në Prishtinë, për sfidat me të cilat ne po ballafaqohemi në zhvillimin urban, ekonomik dhe social të Prishtinës”, tha kryetari Mustafa.

Mustafa tha po ashtu se në këtë takim u diskutua edhe për çështjet aktuale politike që kanë të bëjnë më përmbylljes e fazës se pavarësisë së mbikëqyrur dhe rolin e LDK-së në këtë proces dhe për çështje te tjera për të cilat do të bashkëpunojmë ngushtë duke pasur respekt shumë të madhe për SHBA-të dhe për rolin e tyre të deritanishëm në demokratizimin e Kosovës.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë, Tracey Jacobson tha se pati kënaqësinë që

u takua me kryetarin e Prishtinës, i cili njëherësh është edhe kryetar i LDK-së.

“Prishtina është një qytet shumë i bukur. Shprehja mirënjohjen time për mundësinë që e kam për të jetuar dhe punuar në këtë qytet dhe mendoj se është një qytet shumë i bukur. Mirëprita po ashtu mundësin që të dëgjoj nga kryetari i LDK-së, për idetë dhe planet se si mund të angazhohet si kryetari i LDK-së. Një shtet i cili do të jetë i suksesshëm atëherë duhet të ketë një dialog ta hapur në mes të udhëheqësve politik të brendshëm. Dhe që një diplomat të këtë punë të efektshme të tij duhet ta kuptoj një proces të tillë”, tha Jacobson. /Zëri/

SHPËRNDAJE