Kristiano Ronaldo e gjen mënyrën për të marrë faljen nga Irina Shaik. Ylli portugez i dhuroi të fejuarës se tij një unazë diamanti të markës Grisogono, pikërisht përpara ceremonisë së dorëzimit të trofeut ‘Këpuca e Artë’ për futbollistin.

http://www.botasot.info/img/irina-ronaldo.jpgModelja bukuroshe ruse për pak sa nuk shkatërroi planet për martesë me yllin portugez, pasi ky i fundit i dërgoi gabimisht në adresën e e-mailit foton provokuese të një tifozeje.

Por dhurata e bërë nga Ronaldo e zbuti tërësisht modelen, e cila e dërgoi menjëherë në harresë atë email kompromentues. Madje në ceremoninë e dorëzimit të “Këpucës së Artë” në Madrid, Irina nuk ngurroi të ekspozonte me krenari unazën, vlera e së cilës mendohet se ka kapur një vlerë monetare shumë të madhe.

SHPËRNDAJE