Ky është thashethemi më i fundit që po qarkullon aktualisht në Twitter.
Dy temat që lidhen me këtë thashethem janë: #800dollarsforaniPhone” dhe “iPhone 5 $800″.Megjithatë, shumë përdorues i kanë marrë me sportivitet këto fjalë dhe kanë filluar të bëjnë humor nëpër profilet e tyre:“Me 800$ bën mirë të më zgjidhë detyrat e shtëpisë… dhe të më tregojë gjithë punën” – Timotheus Harper“Për 800$ shpresoj që të mos thyhet sa herë të më bjerë nga dora” – John Da Kid

Ende nuk dihet origjina e këtij thashethemi. Sipas IBTimes, tek gamenguide.com gjendet një foto që supozohet se është e iPhone 5 dhe çmimi varion nga 800 – 1050 $.

Sigurisht që Apple vazhdon të mos japë asnjë detal lidhur me versionin e ri të smartfonit.

Kompania nuk ka konfirmuar ende edhe një numër të madh raportimesh të ditëve të fundit që thonë se prezantimi i tij do të bëhet më 12 shtator.

Një iPhone prej 800$ do të ishte ngritje e menjëhershme e çmimit. Aktualisht, iPhone 4S me memorje 64GB kushton 399 $.

SHPËRNDAJE