Sipas raportit nga AllThingsD, iPad 3 pritet të lëshohet në marsin e këtij viti. Thashethemet tregojnë që kjo pajisje do të ofrojë një procesor më të fuqishëm dhe një paraqitje Retina.
Apple do ta lëshojë iPad 3 në një ngjarje të profilit të lartë gjatë marsit në San Francisco, raportoi AllThingsD.

“Nuk ka fjalë ende për data për iPad 3,” tregon raporti i 9 shkurtit, që mbështetet në burime mjaft të popullarizuara por të paemëruara. Këto burime duket që kanë pranuar që gjenerata e ardhshme e tabletëve do të ketë një pamje të ngjashme me iPad 2, “por që funksionon me një çip shumë më të shpejt, duke ofruar një njësi të përmirësuar të përpunimit të grafikëve dhe duke ofruar një Retina Display prej 2048×1536 – ose diçka afër me të.”

Thashethemet për këto veçori kanë qarkulluar gjatë disa javëve. Në një postim më 1 shkurt, Boy Genius Report tregoi që iPad 3 do të ofrojë një procesor A6. Ky informacion vjen sërish nga burime të paemëruara, ku ofrohet blogu me pamje të dukjeve nga një iPad 3 që e përdor një vegël për zhvillim dhe rregullim të quajtur iBookt.”

SHPËRNDAJE