Lista prej 157 kosovarëve që kërkoheshin nga Interpoli për vepra të ndryshme penale, qenka reduktuar në 22 persona shkrujane emdiat serbe-

Ne fakt zyrtaret e Interpol-it me seli ne Lyon duke demantuar këto shifra kane pohuar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” se “Interpoli në Lion nuk përpilon lista  e as nuk kërkon ish-ushtare te UÇK-së, nëse kërkojmë ne i fusim ne listën publike..”

Përveç liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, në këtë liste te Serbisë figuron edhe emri i ish-komandantit te UCPM;B-së Lirim Jakupi nga Bujanoci.

Shifrat e lartpërmendura herë 157 apo 20 ish-pjesëtar te UÇK-së nuk janë të dhëna te Interpol-it por te Serbisë, ka thëne R.B, zyrtare nga Interpolit me seli ne Lion.

Para tre vitesh, pikerisht me 25 maj 2011 ish-komandanti i SHP të UCPMB-së Shefqet Musliu ishte liruar nga burgu i Dubravës ku edhe vuante dënimin i akuzuar nga nje trup gjykuese nderkombetar që sipas mediave ai pas lirimit kishte të drejtë mbrohej në liri.

Por, qe nga atëhere, përkunder se ishte i liruar fotoja dhe emri i tij figuronte ne listen e Interpol-it si person i kërkuar. Ndërsa agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” dha lajmin para dy viresh (Maj 10, 2014)  se emri i tij eshte hequr nga  kjo listë e interpol-it ku qindra persona nga ballkani dhe bota janë në kërkim,

“Në rast se policia ndonjë prej vendeve anëtare të 190 INTERPOL-it do të informojë Sekretariatin e Përgjithshëm të Organizatës, Lyon, informacion në lidhje me një hetim apo të njerëzve në arrati, ky informacion mbetet pronë e shtetit anëtari që komunikon. Në përputhje me rrethanat, INTERPOL është e ndaluar për të komentuar mbi raste të veçanta apo individë, me përjashtim të rrethanave të veçanta dhe me marrëveshjen e vendit anëtar në fjalë.” ka thënë zyrtarja e Interpolit për “Presheva jonë”.

Zyrtarët e Interpol-it kane ne vazhdim folur edhe për arrestimin e ish-krymenistirit Ramush Haradinajt ne Francë i cili dy here ka dalur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së në Hagë. Haradinaj nuk është arrestuar me kërkesën e Interpol-it, ndryshe atë ne do te arrestonim ne Prishtine. Tiranë  apo Zvicër ku ai ka vizituar kohëve të fundit, thonë zyrtarët nga Interpoli.

Sa i përket fletë arrestimet e lëshuara nga zyrtarët kosovar për serbët, një zyrtar tjetër i Interpol-it ka pohuar se ato me shume janë vetëm deklarata se sa realitet, meqë Kosova s’është anëtare as e Interpol-it e as e Europolit. Po, ata mund t’i arrestojnë nëse duan, por vetëm ne territorin e Kosovës.

SHPËRNDAJE