Një listë me 173 militantë të ISIS është publikuar nga INTERPOL-i, që dyshohet se janë trajnuar për të kryer sulme vdekjeprurëse në Evropë.

Lista e agjencisë globale për luftimin e krimit u hartua nga Shërbimet e Inteligjencës në Amerikë bazuar në informacioniet e marra gjatë sulmeve të ISIS në territoret e Sirisë dhe Irakut.

Rrjetet evropiane kundër terrorizmit janë të shqetësuar se nëse bie “kalifati” i ISIS-it, ekziston një rrezik për rritjen e sulmuesve vetëvrasës të vendosur  të vijnë në Evropë, ndoshta që veprojnë edhe vetëm, shkruan The Guardian.

Nuk ka dëshmi se ndonjë prej njerëzve në listë nuk kanë hyrë në Evropë, por që thuhet se kjo listë e INTERPOL-it është projektuar për të parë nëse burimet e inteligjencës së BE-së kanë detaje mbi individët e dyshuar.

Lista e dërguar nga Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it më 27 maj, përcakton grupin e luftëtarëve si individë që “mund të jenë trajnuar për të ndërtuar dhe vendosur pajisje shpërthyese të improvizuara në mënyrë që të shkaktojnë vdekje dhe lëndime serioze. Besohet se ata mund të udhëtojnë në vende të ndryshme për të marrë pjesë në aktivitete terroriste ”

SHPËRNDAJE