Zyrtarë të Interpolit kanë pohuar sot agjencisë informative “Presheva Jonë”  se nuk kanë pasur asnjë kërkesë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij.

Lion,14 tetor / AIK-Presheva jonë

Ilir Kumbaro vazhdon të jetë i lirë, megjithëse akuzohet për një krim të rëndë, siç është zhdukja e personave. Zyrtarë të Interpolit kanë pohuar sot agjencisë sonë se nuk kanë pasur asnjë kërkesë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij. Përfaqësuesja e Interpolit, e cila ka preferuar të prononcohet vetëm me iniciale, J.B, ka shpjeguar pikërisht këtë rast për agjencinë informative “Presheva Jonë” se “nëse një person nuk figuron në listën e kuqe të Interpolit, si rasti i Kumbaros, arsye mund të jetë se ndaj tij nuk është bërë një kërkesë e tillë ose sigurisht, vendi i tij i origjinës, kërkesën për kërkimin e tij nuk e ka bërë publike, pra e mban sekret”. Duke interpretuar me zyrtaren e Interpolit rastin e Kumbaros se, ai gjendet në Angli apo në ndonjë shtet tjetër, siç shkruajnë disa gazeta, ajo në vazhdim pohoi se, “ne nga Interpoli nuk merremi me shkrimet apo interpretimet e mediave, sepse ato mund të mos raportojnë gjithmonë saktë, por ne bazohemi nga hetuesit dhe bashkëpunëtorët tanë operativë në terren”.

Do shtuar se Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, biznesmenit të rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar në vitin 1995, dje ka  kërkuar sërish nga  Gjykata e Lartë të Shqipërisë që të mos vonojë vendimin mbi çështjen ndaj Ilir Kumbaros, ish-shikasit, që sipas tij, rrëmbeu, torturoi dhe më pas i zhduku babanë, Remzi Hoxhën, 16 vite më parë. Remzi Hoxha, nuk është parë i gjallë që nga viti 1995. Babai i pesë fëmijëve ka qenë një nga tre burrat.

Për të kërkuarin nga drejtësia shqiptare, të cilin e cilëson si një ish-shef i spiunëve në Europën Lindore dhe të akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës, kanë shkruar ditëve të fundit masmediet shqiptare. Gjatë shqyrtimit të çështjes për ekstradim, në gjykatë u tha se një urdhër i dytë për arrestimin e tij nuk ishte dhënë nga Gjykata e Lartë shqiptare në fillim të këtij viti, për shkak të “mungesës” së gjyqtarëve..Sipas këtyre burimeve  në gusht të vitit 1996, 56-vjeçari Kumbaro, fillimisht ka kërkuar azil në Angli, duke u hequr si refugjat kosovar.

 

 

SHPËRNDAJE