Lion, 24 korrik -Komiteti Ekzekutiv i Interpolit  ka vendosur që në Asamblenë e Përgjithshme te ardhshme, te 86-ën me radhe, që do të mbahet në kryeqytetin kinez (Pekin) nga 26 deri më 29 shtator 2017 ne agjende ka vene edhe (mos) pranimin e Kosoves ne kete organizate te policise nderkombëtare anti-ktrim  (International Criminal Police Organization-ICPO) ka deklaruar sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” zyrtarja e Interpol-it R.B.

“Interpol e ka vështirësuar aplikimi i Palestinës” k adeklaruar dite me pare ministri kosovar Skender Hyseni. Por, ndaj kësaj deklarate kanë reaguar zyrtarë nga Interpoli, sipas së cilëve mos anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë nuk ka të bëjë me aplikimin e Palestinës.

“Kosova sot vazhdon të jetë vrimë e zezë e korrupsionit dhe kontrabandës dhe krimit të organizuar. Dhe mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol nuk ka lidhje me Palestinën, pavarësisht se këto deklarata dëgjohen shpesh nga Kosova”, tha sot zyrtarja e Interpolit C.A. për “Presheva jonë”.

Se a i plotëson Kosova kushtet për të qenë anëtarë e Interpol-it? Kësaj pyetje i është përgjigjur zyrtari tjetër i Interpol-it R.B. Zyrtarja e Interpol-it duke konfirmuar se Kosva ka aplikuar për anëtarësim ka pohuar se “për antarësimin e  Kosovës në Interpol, Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate është ajo që do të vendosë…”

Sipas zyrtarëve të Interpol-it “një vend, i cili aplikon për të qenë pjesë e kësaj organizate, nuk është i obliguar të jetë anëtar i BE-së apo OKB-së. Pra, këto kritere nuk janë të domosdoshme për ne, për të qenë një vend anëtar i organizatës sonë. Besoj se Kosova nuk do të ketë ndonjë pengesë për anëtarësimin e saj në këtë organizatën tonë..”

Ndryshe ministri i brendshëm i Kosovës Skender Hyseni ka pohuar se “Interpol e ka vështirësuar aplikimi i Palestinës” Por, ndaj kësaj deklarate kanë reaguar zyrtarë nga Interpoli, sipas së cilëve “mos anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë nuk ka të bëjë me aplikimin e Palestinës.”

 

SHPËRNDAJE