Intelektualë nga Medvegja e Kosovës Lindore vizituan ish-komandantin e UCPMB-së z.Shefket Mulsiun

Javën  e shkuar, nje grup i intelektualeve te Medvegjes, (prof.Dr.Gani Jashari, MSc.Ramadan Beqiri dhe prof. Rexhep Abazi) vizituan ish komandantin e UCPMB te posaliruar, nga burgu disa vjecar i Gjilanit, i cili mbahej ne burg padrejtesisht. Gjate vizites u shreh kenaqesia qe ish komandanti Musliu u lirua me nderprerjen e vendimit te shqiptuar sipas ligjeve te ish Jugosllavise, nga Gjykata supreme e Kosoves, duke e kthyer kete gjykim ne rishqyrtim.

Medvegje, maj 2011

Ishte ky nje takim sa i gezueshem aq edhe emocionues, kur u evokuan kujtimet nga e kaluara jo e larget, kur zhvillohej lufta clirimtare e shqiptareve te Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit, kur prof. Dr.Gani Jashari ishte anetare i shtabit te UCPMB, Zona Operative e Medvegjes. Z.Musliu me kete rast shprehu falenderime per kete vizite dhe u interesua per situaten aktuale edhe ne Medvegje, ndersa per pjesen e kaluar ne paraburgim tha se e konsideron si vazhdimesi te qendreses per liri e drejtesi, duke kerkuar gjithnje vetem drejtesi e jo falje as lemoshe. Perndryshe ishte i rrethuar me familiar, me shoke dhe miq te idealit dhe nuk lodhej duke i pritur e percjellur ata qe kishin ardhur per ta vizituar, e qe ishin aq shume sa qe mezi u behej vend per tu ulur. Pasi qe vinin shume njerez, edhe pse pati deshire te dyanshe qe te bisedohej edhe me gjere e me gjate, kjo vizite nuk zgjati shume, por ishte madheshtore dhe e paharruar. Ishte ketu edhe kusheriri dhe bashkluftetari i ish komandantit, z. Jonuz Musliu, i cili priste e percillte vizitoret, pa u ulur e pa pushuar. Me kete rast ish komandanti Musliu, pershendeti Akademine perkujtimore e cila do te mbahej me 28 maj 2011 ne Prishtine, per dy deshmoret e UCK, Florim Rushiti Kingji dhe Hashim Hajdini, nga Kapiti dhe Tupalla e Medvegjes. Duhet shpresuar se drejtesia mund te jete e vonuar, por asnjehere e paarritshme. (medvegja.net)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni