Integrimi, Kukan-Berishës: Ky viti i mundësive, na bindni me rezultate

Gjatë punimeve në Konferencën me temë “Ballkani Drejt Integrimit Evropian”, që mbahet në Bruksel ku po merr pjesë dhe kryeministri Sali Berisha, Eduard Kukan theksoi se ky është viti i mundësive të mëdha për Ballkanin Perëndimor.
“Disa vjet më parë ndërmorrëm një angazhim ndaj vendeve të Ballkanit Perendimor ku u theksua se ardhmja e këtij rajoni është brënda BE. E di që duhet thënë e rithënë pasi është një cështje thelbësore. Ky vit është viti i mundësive për vendet e Ballkanit Perendimor. Axhenda e integrimit është e qartë”.

Fokusuar tek Shqipëria, kreu i delegacionit të KE për Evropën Juglindore tha se BE bindet vetëm nëse ka rezultate konkrete nga dialogu mes palëve në politikën shqiptare.
“Miqtë tanë shqiptarë kanë një listë prioritetesh dhe reformash me të cilat duhet punuar deri sa të bëhet vlerësimi i rradhës përsa i përket integrimit evropian. Sic dëgjuam nga Kryeministri Berisha, ata po punojnë fort në të gjitha këto drejtime, por që kjo të jetë plotësisht e sukseshme lipset dialogu dhe bashkëpunimi midis të gjitha palëve. Dhe rezultatet konkrete që duhet të vinë nga ky dialog janë argumenti më bindës për ne”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni