Pas paralajmërimit të inspektimit të zyrtarëve shtetërorë shkollave shqipe

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Serbisë ka njoftuar se nga 17 shtatori  do fillojë të inspektojë zhvillimin e procesit mësimor dhe përdorimin e teksteve në shkollat e ndryshme të Sebisë, duke përfshirë edhe komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Preshevë,11 shtator

Pushteti qendror këto ditë ka paralajmëruar vizitat e shkollave shqipe edhe në rajonin e Luginës së Preshevës,ku do të njoftohet në vendin e ngjarjes lidhur me përdorimin e teksteve shkollore. Ky veprim,sipas analistëve të këtushëm, ka ardhur si pasojë e hamendjes së faktorit shqiptarë në Luginë të Preshevës për përzgjedhjen e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë të këtij rajoni. Edhe pse ka filluar mësimi në shkollat e Luginës së Preshevës ,nxënësit dhe arsimtarët ende nuk  janë pajisur me tekste shkollore që do të jenë adekuate për mbajtjen e suksesshëm të procesit mësimor.

Zotëri drejtor kujdes cfarë teksti po përdor, ndryshe

Në disa lëndë ende nuk kanë  tekstet mësimore por që paralajmërohen që së shpejti do të dalën në treg dhe se çmimet e teksteve shkollore do të jen astronomike që nuk përkojnë me standardin jetësor të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sido që të jetë,paralajmërimi i inspektimit të zyrtarëve shtetëror shkollave shqipe të këtij rajoni,këtu vlerësohet si urdhëresë  se si dhe cilat libra shkollore të përdoren në këtë rajon me shumicë shqiptare .

 

Përkitazi me këtë,në vazhdim,po paraqesim një komunikatë të lëshuar nga zyrtarët e arsimit në Serbi në të cilën thuhet se” Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Serbisë ka njoftuar se nga 17 shtatori  do fillojë të inspektojë zhvillimin e procesit mësimor dhe përdorimin e teksteve në shkollat e ndryshme të Sebisë, duke përfshirë edhe komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Kryeshefi i inspeksionit arsimor republikan, Velimir Tmushiq ka thënë se nga dita e hënë më 17 shtator, inspekcioni i arsimit do të vizitojë terrenin, me qëllim që të kontrollojë parregullsitë eventuale në punën e shkollave. Ndër të tjerash do të kontrollojmë edhe vendet si Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, shtoi ai.

Përveç teksteve jo të mjaftueshme dhe përdorimit të dy abetareve, nxënësit e Luginës po bien viktimë e shantazheve politike lokale dhe ushtrimit të autoritetit më të lartë ndaj shkollave shqiptare.

Pushtetet lokale në Bujanoc e Preshevë ka urdhëruar shkollat shqipe që për nxënësit e klasës së parë të përdoret abetarja mbarkombëtare e sjellë nga Kosova, ndërsa i ashtuquajturi  Këshilli Kombëtar Shqiptar, po insiston që nxënësit e klasës së parë të përdorin abetaren e modifikuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë në  bashkëpunim me KKSH-në.

Në anën tjetër kryeshefi i nspeksionit arsimor republikan, Velimir Tmushiq ka deklaruar për mediat serbe se në rast të parregullsive rreth përdorimit të teksteve pasojat do ti bartë drejtori i shkollës.

“Në rast se përdoren tekstet mësimore që nuk janë të lejuara nga ministria e arsimit, pasojat do ti bart drejtori i shkollës për parregullsitë që janë hasur. Shkollat që nuk punojnë me rregulloren e ministrisë së arsimit do ti dërgohet shkresa që secila parregullsi që është hasur të largohet” ka thënë Tmushiq.a.j.

SHPËRNDAJE