Inkuadrimi i Preshevës në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, jo propozim, por domosdoshmëri !

Nga Kushtrim MALIQI

Me (mos) përfshirjen cështjes shqiptare të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) në dialogun e ardhshëm mes Beogradit dhe Prishinës do të ishte një test i mirë jo vetëm për Serbinë, por edhe për evropianët, se sa janë ata të interesuar vërtetë për inaugurimin e paqes në këto treva shqiptare. Nëse serbët veriut të Kosovës paskan arësye participimi në këto bisedime, sigurisht,  shqiptarët e Preshevës…mund të kenë njeqind arysyera tjera më shumë se sa serbët e privilegjuar, për të qenë pjesë e këtij procesi ! Atëhere Serbia bashkë me diplomacinë evropiane duhet të mendojnë mirë dhe të zgjedhin: perfshirjen e shqiptarëve te Preshevës, Bujnocit dhe Medvegjës në procesin paqësor të diaologut të  ardhshëm ose destabilitetin e këtyre trevave etnike shqiptare, aktualisht nën Serbi…edhe pse ket të fundit as shqiptarët e ndoshta askush tjetër nuk do ta dëshironte, nëse nuk provokohen, sikur dikur shiptarët e Kosovës nga regjimi  diktatorial i Millosheviqit.

————————————————————————-

————————————————-

——————————–

Zgjedhjet e 12 dhjetorit  në Kosovë përfunduan ashtu si përfunduan, ku popullata ishte më e interesuar për të pasur një qeveri solide, se sa kush fitoi.  “Më me peshë ishtë fitorja e Kosovës se sa përqindja e fituesve..” tha ditë më parë për agjencinë tonë një kongresmen amerikan. Dhe tash mbetet të shofim se lideri i PDK-së Hashim Thaci a do të mbajë premtimin, se ai do të formojë qeverinë gjatë javës së parë të Viti të Ri, pas 9 Janarit. Nëse ai paska mbajtur premtimit për ngritjen e pagave dhe  tash të presim dhe të shofim se për Thacin do të jetë  me lehtë gjetja e lekëve apo gjetja e njerëzve (me vota) atyre për koalicionë, për të ndërtuar “koshiqen” e qeverisë së re të Kosovës. Ku pastaj Kosova, pas themelimit të kësaj qeveria mund të dalin nga situata e jashtëzakonshme e kaosit politik dhe institucional për të filluar rikthimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare me qëllim të lobimit në favor të njohjeve të reje të shtetit të Kosovës. Ky proces drej afrimit të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e  ardhshëm padyshim do të ecte me shpejtë sikur t’mos plaste afera e Dick Marty i cili nënjëarë mënyre (nuk ka bllokuar) ka vonuar këtë bisedime  teknike. Është i njohur botërisht kriminaliteti serbë i ushtruar në mënyrë të degjeneruar ndaj popujve jo serbë në ish-jugosllavisë,ku më së shumti e pësuan shqipatrët e Kosovës. Megjithëatë, kjo nuk e pengon aspak mentalitetit shizofren shovenist të serbëve që edhe më tutje të kërkojnë diqka apo të “rrasin hundët” në punën e Kosovës qe shpesh permendin dofarë “vija të kuqe” duke përkujtuar shqiptarëve pastaj “mollën e  kuqe” në Nish…

 

Lideri i Partisë Liberale Serbe Cedomir Jovanovic i cili mbase është i vetmi lidet serb i cili e pranon publikisht realitetin e krijuar në Kosovë dhe se duhet të mendojmë për të vazhduar përpara pa Kosovën e ka deklaruar disa herë para mediave serbe, duke vlerësuar se gjenocidi i Milloshevicit i ushtruar mbi Kosovën,vetëvetiu ka dëshmuar se san e kemi qenë të interesuar ta mbajmë atë territor. Presidenti serb Boris Tadiq dhe ministri I punëve të jashtme Vuk Jeremiq,disa herë janë shprehur se në bisedimet të cilat e presin Kosovën dhe Sebin do të fillojnë nga gjërat e vogla dhe do të vazhdojnë tek ato më të mëdha,nga qështjet teknike duke vazhduar tek ato më esenciale. Por, megjithëatë,kur janë pyetur autoritetet serbe, nëse gjërat e mëdha apo ato esenciale janë statusi i Kosovës shtetë dhe integriteti i saj territorial ata kanë ngurruar apo heshtur par pyertjeve të gazetarëve, të cilën përjgigjie kanë dhënë më së mirë SHBA-të, komuniteti ndërkombëtar dhe insituconet e Kosovës. ku me Serbinë mund të biesedohet për gjithëcka përvec statusit të Kosovës.

 

Liderët e Krahinës Kosovarë historikisht,së bashku me organizatat jo-qeveritare i kanë dërguar letër të gjitha  instancave ndërkombëtare me kërkesë që gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd të marrin pjesë edhe ata pasi që gjendja e kësaj pjese të banuar mbi 95 % me shqipëtarë është fatëkeqësishtë e mjerueshme dhe se ka ardhur koha që vetë të vendosin se ku do të mbeten këto vise shqipëtare, ne Kosovë (Shqipëri) apo ende nën Serbi. Së fundmi për ti vënë në një shkallë më të ulët krerët Kosovarë,rrugët e pashterrura të manipulimeve,kanë vazhduar në parlamentin europian me shpikësin e akuzave kundër “UCK-së” dhe kreut të qeverisë së saj z.Hashim Thaqit ,për “trafikim droge,organesh,armësh.” e qka jo tjetër nuk paska bërë Hashim Thaqi! Kjo propagandë dhe stretegji e fundit kundër Kosoves dhe shqiptarëve që s’është dicka e re, është e përgatitur mirë nga qarqe tashmë rë njohura me qëllime të caktuara,  sidomos tash në prag të fillimit të dialogut mes palës së Beogradit dhe palës nga Prishtina, me qëllim të privilegjimit të së parës dhe njollosjes dhe gjunjëzimit të së dytës.

 

Duke i pasur parasyshë të gjitha këto që I thamë,tentativat e shtetit apo më mirë të themi të pushtetit serb për të njollosur dhe për ti dhënë një hije të zymtë një vendi  të cilin e ka humbur dhe mbi të cilën nuk ka të drejtë të ushtroj as edhe një fije pushteti,ajo prap përpiqet me iniciativat e saja verbale,të gjithë ne mund ta kemi parasysh se cila mund të jetë politika me të cilën komunikohet me banorët e Krahinës së Preshevës (Bujanoc e Medvegjë) duart me të cilat I jepet një ndihmë,e që ende pa e mbërtypur atë të mirë ngulfatet nga njëqind të këqija që pasojnë fillë pas asaj “të mire”

Krahina e Preshevës duhet të futet në bisedimet të cilat do të zhvillohen së shpejti mes Prishtinës dhe Beogradit se s’bën,kjo është mundësia e fundit që popullata e kësaj ane të nxjerrin diqka nga ky regjim Iî tmerrshëm serb historia e të cilit gjatë shekullit të kaluar vërtet e meriton që të nënvizohet me ngjyrë të zezë madje madje ndoshta nuk do të mjaftonte ngjyra e zezë për bëmat e veprat c’njerëzore nga ky popullë i ndytë.  Nëse edhe kësaj rradhe Presheva, Bujanoca e Medvegja injorohen dhe nuk zgjidhin problemet e tyre reciprocikisht me serbët e Kosovës, atëherë vërehet qartë se përveq Serbisë dhe dikujt tjeter nuk ju intereson stabiliteti në këo treva shqiptare dhe se ju intereson që ato edhe më tutje  të mbahen si rajone krize dhe si një  “vrimë zezë” në hartën e  Evropës.

Pakica serbe edhe kështu e privligjuar në Kosovë nëse do të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit, siq po flitet në disa media sigurish edhe lidershipi shqiparë i Preshevës , Bujanocit dhe Medvegjës do të insistojnë që në këto bisedime të inkuadrohet edhe cështja e shqiptarëve të këtyre viseve, aq me tepër kur mbi ta ende ushtrohet politikë e dhunës dhe e diskriminimit nga Serbiia ! Nëse serbët e veriut të Kosovës paskan arësye participimi në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit, sigurisht, njeqind arysyera tjera posedojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvgjës për te qenë pjesë e këtij procesi ! Atëhere Serbia bashkë me diplomacinë evropiane duhet të mendojnë mirë dhe të zgjedhin: perfshirjen e shqiptarëve te Preshevës në procesin paqësor të diaologut të  ardhshëm ose destabilitetin e këtyre trevave etnike shqiptare aktualisht nën Serbi…edhe pse ket te fundit ashqiptarët dhe skush nuk do ta dëshironin një gjë të tillë, nëse nuk provokohen, sikur dikur shiptarët e Kosovës nga regjimi diktatorial i Millosheviqit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni