Andres Iniesta pranon se është një nder për të, që është përzgjedhur bashkë me Mesin dhe Ronaldon nga UEFA mes tre finalistëve për çmimin e fanellës së artë, që i jepet lojtarit më të mirë evropian të vitit. Në një konfercë për shtyp në prag të ndeshjes së Spanjës me porto rikon, mesfushori shfaqet i kënaqur duke u treguar dhe modest në deklatatën e tij.
“Është një nder për mua të jem njëri prej tre filanistëve. Kjo meritë i takon shokëve të mi të skuadrës si tek Barcelona ashtu dhe tek kombëtarja spanjolle pasi pa ndihmën e tyre nuk do të isha nominuar.”
28-vjecari pohoi se situata në dhomat e zhveshjes në kombëtaren spanjollë është shumë e mirë, pavarësisht rivalitetit të madh që ka Barcelona dhe Reali në kampionat.
“Kombëtarja qëndron mbi të gjitha. Ambienti këtu është perfekt. Është normale që më pas të gjithë mbrojnë ngjyrat për të cilat luajnë por mund të them që gjendja është e mirë.”
Pas fitimit të kampionatit evropian para 1 muaji “La Roja” i kanë kthyer sytë nga Botërori i 2014, ku Spanja do të përpiqet të mbrojë trofeun e fituar 2 vite më parë në Afrikën e Jugut.

SHPËRNDAJE