Një autobus udhëtarësh i linjës interurbane u kthye përmbysë në autostradën  “Southbound Interstate 95 – 14” në segmentin New England Thruway në Bronx, që i përket Qarkut të Westchesterit në veri të qytetit të Nju Jorkut.
 
Beqir SINA
 
NEW YORK CITY, 12 mars 
 
Nga ky incident fata deri tani sipas policisë kanë mbetur të të vrarë 13 persona që gjendeshin në bord si udhëtarë. Dhe, të paktën gjashtë të tjerë u plagosën në mënyrë kritike dhe ndërsa shumë të tjerë morën plagë të tjera më të lehta. Autobusi ishte i një linje jashte qytetit, dhe më të udhëtonin 31 persona plus një shofer,. Autobusi udhëtonte në drejtim të kasionis Mohegan Sun dhe ishte nisur nga New York City.
 
 
Incidenti ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotmë, me kohën lokale
 
 Sipas kanalit televizivë WABC 7, që po transmetonte drejtpërsëdrejti nga vend ngjarja dhe duke iu referuar një zyrtari të lartë të policisë së New York City, thuhet se shka i këtij aksidneti me pasoja tragjike është bërë ” një kamion i ngarkesave të rënda(tractor trailer) i cili ka goditur në shpejtësi e sipër autobusin nga prapa, duke e rrotulluar atë disa herë në mes të asfaltit deri sa e nxorri jashtë linjës së rrugës.Duke e përplasur mbas një shtylle të madhe sinjalistike anasha saj
 
 Sipas shoferit, i cili i mbijetoi këtij incidenti fatal tha se ai nuk arrritur të shohë targat e kamionit, mbasi ai nuk u ndalua  pasi goditi atë me gjithë autobusin.  Policia tha se autobus i përket kompanisë së udhëtarve Tour Worldwide.
 
    Po sipas hetimeve thuhet se autobusi pas goditjes që ka marrë në shpejtësi e sipër rrëshqiti në anën e tjetër deri sa u përplasë në një shtyllë shenjë trafiku në anën tjetër të auostradës “southbound Interstate 95 – 14” në segmentin e rrugës Parkway Hutchinson.
 
 Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes kundra Zjarrit,  – Fire Department New York,  tha, “Autobuzi përmbys në anën tjetër të saj pa goditur automjete të tjera. Pjesa e sipërme e autobusit thanë ata është çarë në dyshë dhe kishte “hapur nji vrime sa një dritare” të madhe.
 
Ky thotë poliicia është incidenti më i rëndë i ndodhur në këtë zonë prej shumë dekadash. 
 
Shumë prej  të plagosurve u dërguan me helikopter dhe auto ambulanca në Spitalin e Shën Barnbas dhe Jacobi Hospital, në afërsi të vend ngjarjes
 
Policia tha se është vënë në kërkim të kamionit dhe po vazhdon hetimet për të gjetur shkakun e këtij incidenti që mori jetën e 13 vetave dhe la në gjendje të rëndë 6 të tjerë – në rrezik për jetën
SHPËRNDAJE