Imer Selmani nga DR alarmon për rrezikun e demokracisë në Maqedoni

NGA KONFERENCA PËR HSTYPE RKEUT TË DEMORACIJA ERE

DR KA ZGJEDHUR TË JETË MES POPULLIT DHE ME POPULLIN”

Të nderuar qytetarë,

Demokracia në vendin tonë është në rrezik si kurrë më parë nga një mazhorancë dhe pushtet totalitar i cili e ka vendosur tërë shtetin në shërbim të grupeve të interesave të partive në pushtet, VMRO-DPMNE dhe BDI.

Kërcënimet, largimet nga puna, ndërprerja e ndihmave sociale për më të varfërit, punësimet vetëm të ushtarëve partiak, presionet dhe sankcionimet ndaj biznismenëve, qofshin më të vegjël ose më të mëdhenj, ngulfatja e mediumeve të cilat janë kritike ndaj pushtetit tanimë janë standard i punës i këtij pushteti totalitar.

Pushteti jo vetëm që në kontinuitet injoron nevojat elementare të qytetarëve në vend, por edhe shndërron Marrëveshjen e Ohrit në një pamflet propagande, a në të vërtetë rrënon të gjitha vlearat e saj për barazi ndëretnike dhe ndërfetare në vend.

Qeveria çdo ditë e më shumë devalvon vlerat dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit me vendime diskriminuese për shqiptarët dhe projekte monoetnike e monofetare.

Ndryshimet kushtetuese nuk duhet të ndodhin vetëm atëherë kur i konvenon partive në pushtet, por duhen ndryshime thelbësore. Ne propozuam instalimin e parimit të Badenterit në Gjykatën Kushtetuese, Këshillin Gjyqësor dhe gjatë miratimit të buxhetit në Parlament, për të ndalur majorizimin dhe diskriminimin politik dhe ekonomik që iu bëhet shqiptarëve në këtë shtet. Ne propozuam sjelljen e ligjeve të reja për përdorimin e simboleve dhe të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, konform Marrëveshjes së Ohrit dhe frymës së saj.

 

Qeveria nuk pranoi këto propozime tona dhe vendosi të ndryshojë Kushtetutën pa e konsultuar opozitën, presedan në historinë e pavarur të këtij vendi.

Ne thamë dhe themi se projekti “Shkupi 2014” është projekt monoetnik dhe monofetar, andaj i bëmë thirrje Qeverisë të ndërpret këtë projekt i cili ndau qytetarët në vija etnike dhe fetare, të ndërpret harxhimin e pakuptimtë të qindra miliona eurove, para të qytetarëve, dhe të dedikojë ato mjete për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Qeveria vazhdon të realizojë këtë projekt famëkeq, duke e zgjeruar atë edhe me ndërtimin e një kishe në Kalanë e Shkupit, duke thelluar kështu hendekun ndëretnik e ndërfetar në vend.

Ne thamë dhe themi se Ligji për regjistrimin e popullsisë është ligj diskriminues dhe përjashtues, ligj i cili do të anashkalojë nga procesi i regjistrimit rreth 250.000 shqiptarë të cilët përkohësisht jetojnë dhe punojnë në gurbet. Instistuam plot tre muaj ky ligj të ndryshohet. Shqiptarët për herë të parë në histori protestuan kundër një ligji para Parlamentit.

Qeveria me kokëfortësi dhe arrogancë të skajshme solli këtë Ligj në Parlament dhe injoroi kërkesat e shqiptarëve për regjistrim real dhe objektiv.

Ne kërkuam kompromis rreth emrit me Greqinë për tu anëtarsuar në NATO dhe për të nisur negociata për anëtarsim me BE-në.

Qeveria në vend se të zgjedh këtë pengesë për integrimin e vendit, ajo ka drejtuar një sy drejt Lindjes dhe Rusisë, e një sy tjetër drejt vendeve diktatoriale të Afrikës e Amerikës Latine.

Të nderuar qytetarë,

Si asnjëherë më parë, sot në Maqedoni Qeveria aktuale e ka shndërruar Parlamentin në vegël të saj. Sot në Maqedoni nuk ka dialog politik dhe demokraci parlamentare. Sot, në Maqedoni dënohen, sankcionohet dhe heshten të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga kjo Qeveri.

Sot, në Maqedoni Qeveria tenton të mbyll çdo medium i cili kritikon punën dhe politikat katastrofale të saj duke cënuar drejtpërsëdrejti demokracinë dhe lirinë e mediumeve.

Sot, në Maqedoni ka tendencë për instalimin e diktaturës dhe totalitarizmit. Demokracia e Re nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij zhvillimi të mbrapshtë të të tashmes dhe të ardhmes së popullit tonë.

Demokracia e Re nuk dëshiron të legjitimojë këtë politikë diskr
iminuese, përçarëse dhe izoluese të Qeverisë dhe mazhorancës parlamentare VMRO-BDI.

Pas konsultimeve disamujore me popullin, me anëtarët e simpatizuesit tanë dhe me organet partiake, Këshilli Qendror sot ka vendosur të braktis punën e Parlamentit.

Unë dhe e gjithë Demokracia e Re do të rradhitemi edhe më të ngjeshur me pronarin e vërtetë të demokracisë, qytetarin dhe popullin tonë.

Keqpërdoruesit e votës dhe demokracisë le të vazhdojnë me mendjemadhësinë e tyre duke shkelur amanetin e popullit. Por, zullumi këputet kur më së shumti trashet.

Sot dhe tutje, unë dhe e gjithë Demokracia e Re do të jemi mes popullit dhe me popullin.

Shkup, 30 janar 2011

IMER SELMANI

Kryetar i Demokracisë së Re


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni