imammaiaiaMustafa Memeti

 

Presidenti i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Mustafa Memeti, përshëndet vendimin për ndalimin e ferexhesë në vendet publike. Këtë e ka theksuar ai dje në gazetën «Aargauer Zeitung»: «Është absurde të veshësh ferexhenë. Ajo nuk është arsyetuar teologjikisht dhe nuk përbën detyrë fetare.» Imami nga Berna poashtu ka theksuar se ky vendim nuk është shenjë kundër muslimanëve, më së tepërmi kundër ultra-konservativëve. “Problematike do ishte ndalimi i mbulesës.”

Iniciative për ndalimin e ferexhesë është përpiluar nga partia populiste SVP, megjithatë e kanë mbështetur edhe partia e djathtë CVP dhe kryetarja e Organizatës për një Islam të Përparuar, Saida Keller-Messahli.  “Ferexheja tregon armiqësinë e selefistëve ndaj grave,” tha ajo, njofton botasot.info.

Vendimi për ndalimin e ferexhesë në Zvicër do zyrtarizohet nëse ajo votohet në Dhomën e Kantoneve, pasi dje Dhoma Nacionale votoi me 88 vota “për” dhe 87 vota “kundër,” për ndalimin e saj. Ferexheja është mbulimi i femrës tërësisht, duke përfshirë edhe fytyrën e sytë e saj. Ferexheja deri tani është ndaluar në Francë e Belgjikë./Bota sot

SHPËRNDAJE