Ilir Meta: Procesi ndaj meje, politik

 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi sot se i gjithë procesi gjyqësor ndaj tij është politik dhe se prokuroria ka vepruar gjatë gjithë hetimeve në mënyrë te jashtëligjshme. “Institucioni i prokurorisë nuk ka asnjë qëllim për të zbardhur të vërtetën, por ka patur si qëllim zvarritjen e këtij procesi. Prokuroria ka qenë ekstreme në krahun antiligjor”, tha Meta.

Sipas Metës, gjithçka ishte për të goditur rezultatin e LSI se ne zgjedhje, duke ju referuar faktit se prokuroria e kërkoi ne 6 maj dy përpara datës se votimeve ta merrte te pandehur. “Prokuroria ka patur të gjithë kohën për të ecur përpara, por vetëm dy dite para 8 majit me komunikoi se përse isha marrë i pandehur, në një kohë kur unë kam qenë i gatshëm për procedurat më parë. Prokuroria ka patur qellim të zvarrisë procesin për arsye politike”, tha Meta.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni