IFJ dhe “Reporterë pa kufij”: Rishqyrtoni ligjin për media

Dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë (Federata Ndërkombëtare  e Gazetarve-IFJ ne Bruksel dhe «Reporters sans Frontieres-Paris) përmes agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » kan ftuar autoritetet  kosovare të rishqyrtojnë  urgjent  këtë vendim mbi kodet të cilat ngulfasin lirnë e medias dhe për të gjetur një rrugëdalje  për daljen nga kjo situatë  që e shpien Kosovën prapa. sepse  këto kode ngushtohet jo vetëm liria e mediave por edhe rruga e Kosovës drejt BE-së..

 

Bruksel, 23 qershor

 

Dy organizata kryesore botërore Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ.-Paris) dhe « Reporters sans Frontieres » -Paris që veprojnë në mbrojte të gazetarëve dhe shprehjes së lirë të mediave kanë kanë shprehur zhgënjimin e tyre të thellë me vendimin e djeshëm negativ të Kuvendin e Kosovës, rreth dështimin e këtij institucioni për të votuar ndryshimet e nenit të 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës, që kanë të bëjnë më lirinë e medias, njofton agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë »

 

Z.Ernest Sagaga, përgjegjës i  Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropë nuk e ka mirëpritur këtë lajm nga Prishtina, rrespektivisht  dështmin e ndryshimit  të Kodit Penal të Kosovës nga ana e kuvendarëve kosovarë.  Sipas zyrtarëve të i IFJ « me këtë vendim Kuvendi, Kosovën   ka shpier një hap prapa. Z.Sagaga nga IFJ  ka ftuar autoritet kosovare të rishqyrtojnë  këtë vendim dhe të gjejnë rrugëdalje për daljen nga situata e krijuar për zhbllokimin e lirisë së mediave në Kosovë, sepse këto kode janë në kundershtim me normat evropiane dhe ndërkombëtare.. »

 

Sipas zyrtarëve të Federatës Ndërkombëatre të Gazetarëve (IFJ) me seli në  Brukse, Kosova e cila ka pretendon të jenë një vend demokraktik  dhe që synojnë për integrime duhet së pari të përmsojnë gjendje  e mediave, lirinë e shtypit dhe të ndihmohen ato dhe jo te krijojnë kushte apo masa strikte që do të pengonin në punën  e tyre profesionale, siq ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës.

 

Jemi të zhgënjyer me gjendjen e mediave në Kosovë, sidomos me disa ligje, kode nga Kuvendi i Kosovës, ka theksuar sot z.Olivir Basile, përgjegjës i organiazatës botërore « Reporterë pa kufij » (« Reporters Sans Frontieres ») për Evropë. Sipas  z.Basile, për RSF kodet në fjalë janë në kundështim me standradet evropaine dhe natyrisht janë të papranueshme për këtë organizatë.

 

« Me këto kode,  masa të fundit nga ana e Kuvendit të Kosovës ne nga IFJ i  kundërshtojmë energjikisht sepse këto masa strikte cesurojnë dhe bllokojnë punën  e gazetarëve në Kosovë, që në  fakt zgjatet rruga drejt  e  këtij vendi drejt Bashkimit Evropian,  sepse keto veprime janë në kontardiktë me stastandardet evropiane të cilat sikur edhe OKB, garantojnë lirë e shprehje së mediave. » ka pohuar në fund z.Olivier Basile, përgjegjës i «Reporters Sans Frontieres » për Evropë, sipas të cilit ditëve të ardhshme do t’i shkruajne Prishtinës zyrtare.

 

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni