IDRIZ SEFERI nga Karadaku që jetoi 80 vjet, luftoi e shkoi duke lënë Preshevën në Kosovë

SOT MË 25 MARS (1927) BËHEN 84 VJET NGA VDEKJA E TRIMIT TË MALEVE TONA IDRIZ SEFERIT

Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbornëdhenj në rajonet e Preshevës, Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut. Idriz Seferi lindi në vitin 1847 në fshatin Sefer nga Karadaku e vdiq në 25 mars të vitit 1927, ishte atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare ku bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe, dhe jo vetëm.

 

Preshevë (Karadak), 25 mar/ AIK-Presheva Jonë

Idriz Seferi ka pasë familje të madhe rrjedhimisht edhe fuqi punëtore të shumtë. Idriz Seferi lindi në fshatin Sefer në një familje me tradita patriotike. Që në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane. Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës.

Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbornëdhenj në rajonet e Preshevës, Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut.

Udhëhoqi çetat kosovare në luftë kundër zgjedhës serbomadhe në, vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916-1918. Vazhdoi luftën per çlirimin kombëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi deri në fund të jetës së tij. Atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi në fshatin Sefer të krahinës së Karadakut në Preshevë në një familje me tradita patriotike. Qysh në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane.

Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës. Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në betejën e Kaçanikut, si edhe në betej at e Karadakut (Drenogllavës) e të Moraves. U dallua si një ndër udhëheqësit kryesorë edhe në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane të 1912 në Kosovë, mori pjesë në çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt.
 

Propaganda serbe nga Kosova gjithnjë ishte në rritje. Atë e përcillte shteti, por edhe priftërinj e mësues të cilët jetonin në territorin osman. Në Pasjan, fshat serb në lindje të Gjilanit u zbulua një çetë komitash prej 30 vetësh, të cilët ishin strehuar në kishën e fshatit. Një kalimtar rasti i kishte hetuar dhe e kishte lajmëruar Saqip Muqibabën, kurse Saqipi e kishte lajmëruar Idriz Seferin. Me urdhër të Idrizit ata ishin rrethuar nga çeta shqiptare, me gjithë atë ata e kishin hetuar dhe kishin ikur dhe strehuar në Gjylekar të komunës së Vitisë. Përsëri ishin rrethuar dhe pas një lufte të ashpër ajo çetë komitësh ishte asgjësuar, e bashkë me ta edhe komandanti i tyre, Dragolub Nikoliqi nga Beogradi. Pas shpartallimit të kësaj njësie të armatosur, njësi të organizuara nuk janë hetuar më deri më 1912 kur Serbia e pushtoi Kosovën. Vlen të theksohet se në viset e banuara me shqiptarë ekzistonte njësia zbuluese serbe “Dora e zezë” (Crna ruka). Personat e saj ishin të veshur në rroba civile dhe kishin për detyrë t’i përcillnin sidomos personalitetet e larta shqiptare dhe më pas e lajmëronin shërbimin e vet në Beograd. Mënyrat e përcjelljes ishin të ndryshme, si me fotografi, qëndrimin e tyre, pastaj me përvetësimin e njerëzve labilë. Idriz Seferi në lidhje organizimin dhe mbrojtjen nga synimet e ndryshme thoshte ”Mblidhni mendjen, mbyllni gojën, shtrëngoni dhëmbët që armikut të mos i shkojë asnjë pikë uji në mulli të vet”

 

Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 dhe u shqua për aftësitë luftarake

Kur në fillim të marsit të vitit 1910 ishte mbajtur mbledhja e Gjilanit. Xhelal Beu se për t’i fshehur gjurmët, kinse i kishte burgosur Idriz Seferin, Ramë Abdylin, Shabi Kajollin e disa të tjerë, kurse në realitet i kishte mbajtur në zyrën e vet dhe u kishte dhënë për të ngrënë e për të pirë gjithçka që kishin dashur. Se ajo ishte vetëm kamuflim i Xhelal beut e dëshmon edhe fakti se të nesërmen Isufi i biri i Idrizit me një grup malësorësh kishte arritur në Gjilan kinse për t’i liruar dhe se lirimi i tyre nga burgu ishte bërë pa kurrfarë rezistence dhe se duke dalë nga burgu Idrizi iu kishte drejtuar Xhelal Beut me fjalët “edhe unë ty po të burgos”. Xhelal beu i kishte ndihmuar shqiptarët në çdo mënyrë.

Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në betejën e Kaçanikut, si edhe në betejën e Karadakut (Drenogllavës) e të Moravës. U dallua si një ndër udhëheqësit kryesorë edhe në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane të 1912 në Kosovë, mori pjesë në çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt.

Idrizi Seferi pasi që kishte dëgjuar për luftën e Llapit kishte përgatitur 100 forca të armatosura për t’i ndihmuar, por llapjanët e kishin kryer punën vetë duke vrarë shumë tagrambledhës. Kur bylykbashi ishte kthyer në seli dhe ishte pyetur nga eprori i vet se a e kishte mbledhur vergjinë dhe ku e kishte ushtrinë, sipas këngës popullore ishte përgjigjur:

Si ne paqi ju bukën thatë
Si ni paqi shpijat me kashtë
Urdhni i pashës mej pa grat

E pvet pasha q’e bane ushtrinë
E lash n’Llap tuj mledh verginë
E pvet pasha ku i le pishtolet
I lash n’ Llap mej ruajt vorret

Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbormëdhenj në rajonet e Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut. Udhëhoqi çetat kosovare në luftë kundër zgjedhës serbomadhe në, vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916-1918. Vazhdoi luftën për çlirimin kombëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi deri në fund të jetës së tij. Vitet e fundit i ka jetuar tepër i brengosur për fatin e kombit e për Kosovën në veçanti.


1 Komente

  1. Ahmet Seferi, April 16, 2016:

    Idriz Seferi,apo siq e quanin te anes son,ishte plaqkites i bagetise neper fshatrat e anes sone.Sidomos ishte sherbetor i kralit te serbise te cilin e liruan nga burgu serbet qe me qeten e vete ti luftoi forcat Osmane.Qellimi i serbise ishte qe te dobesohet perandoria osmane dhe ma lehte ti okupoi trojet shqiptare.Idriz Seferi ne pleqeri,krali i serbise ja dhuroi nje penzion shume te begatshem,ku jetoi nje jete te merkullueshem gjere ne vdekje.Kjo ishte nje cope e biografis se Idriz Seferit.

Komentoni