Fatmira Bajramaj, e njohur si Lira, është futbollistja që është vënë në qendër të vëmendjes në Gjermani.

Vajzë e një familjeje nga Kosova, ajo është pretendente për të qenë futbollistja më e mirë e kampionatit botëror për femra që nis sot në Gjermani.

Mediat gjermane e kanë cilësuar si heroinën e futbollit në Gjermani. Fatmiraj Bajramaj ka lindur më 1988 në Kosovë dhe sot është një prej emrave më të njohur të kombëtares gjermane të femrave në futboll.

Familja Bajramaj vendosi të largohej nga Kosova pas tmerreve dhe masakrave të regjimit të Millishevicit.

Tabloidi gjerman, Bild e ka zgjedhur në faqe të parë duke e cilësuar si lojtaren më të bukur. Lira është sportiste dhe në të njëjtën kohë ushtarake rezerviste e ushtrisë federale gjermane.

Ajo është shndërruar në simbolin e integrimit të emigrantëve në shoqërinë gjermane, cka simulohet nga qeveria e Angela Merkel. Nga viti 2001, sot Lira, që është 23 vjec, është shtetase gjermane bashkë me familjen e saj.

Sot në Gjermani nis kampionati i femrave në futboll dhe Fatmira Bajramaj është ndër favoritet kryesore për të marrë titullin e më të mirës. Ndeshja e parë do të jetë mes Gjermanisë dhe Kanadasë. Kombëtarja gjermane, kampione bote prej 2003-it, synon sërish titullin në 2011-n.

“Do të bëjmë c’është e mundur për të marrë sërish trofeun. Qëllimi ynë është të jemi kampione bote”, tha për mediat mesfushorja kosovare, Bajramaj.

SHPËRNDAJE