“Nuk do të shkoj tek Paris Saint Germain, jam shumë mirë tek Milani.”

Zlatan Ibrahimovic mbyll historinë e largimit nga kuqezinjtë duke falenderuar ekipin francez dhe duke shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën tek Milani.

Sulmuesi suedez ka folur në një intervistë ekskluzive për ‘La Gazzetta dello Sport’.

“Thuhen shumë gjëra për mua, por do të mbetem me fanellën kuqezi. Jam në një formë të shkëlqyer”, thekson Ibra.

Ndërsa Clarence Seedorf është ai që do të largohet nga Milan pas shumë vitesh të kaluara me klubin e Silvio Berlusconi. Marrëveshja mes tij dhe brazilianëve të Botafogo është shumë pranë.

Një drejtues i Botafogos tha për ‘Lance’: “Mundësia që Seedorf të vijë tek ne është 99%.”

SHPËRNDAJE