POLICIA E STAMBOLLIT KA ARRESTUAR NJË TË DYSHUAR (U. ABDULLAH) QË DESHI T’JA MARR SHPIRTIN IBRAHIM TATLISESIT. MJEKËT THONË SE GRADUALISHT PO PËRMIRËSOHET GJENDJA SHËNDETËSORE E KËNGËTARIT IBRAHIM TATLISES

 

“Jam shumë mirë, elham-durilah..” është fjala e parë e Ibrahim Tatlises pas disa ditësh i shtrirë në koma ka permendur sot para mjekëve të tij gjatë shërimit.  Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises ka filluar të mjekohet me fizioterapi. Doktorët thonë se për momentin situata shëndetësore e tij është e mirë dhe nuk është konstatuar ndonjë zhvillim negativ.

 

Stamboll, 20 mars /AIK-Presheva Jonë

Sipas njoftimeve të para duket se policia turke i ka rënë gjurmëve të të dyshuarit i cili kishte shtirë në trupin e këngëtarit të njohur turk (me orgjinë kurde) Ibrahim tatlises. Sipas policisë së Stambollit i dëshuari i aktit kriminal është U.Abdullah. Duket se ngjarja tragjike ka rrënjët më thellë, të një zënke para  ca vitesh dhe se sulmi i këtij Abdullahut për t’ia marrur kokën këngëtarit turk,  ka motive të hakmarrjes, keshtu së paku kanë njoftuar mbi 30 gazeta turke. Megjithse, avokati i te dyshuarit Ekrem Demiral mohon gjitha akuzat dhe inplikimin e klientit të tij në këtë atentat. Madje sipas, tij “klenti ima Abdullaha s ka asgjë të bëjë me këtë aferë edhe pse është arrestuar ai nga policia e Stambollit..”

“Jam shumë mirë, elham-durilah..” është fjaal e parë e Ibrahim Tatlises i cili pas disa ditësh i shtrirë në koma ka permendur sot para mjekëve të tij gjatë shërimit.  Sipas vlerësimit mjekësor të ekipit që ndjek nga afër dhe monitoron gjendjen shëndetësore nuk është konstatuar ndonjë ndryshim negativ gjatë natës së kaluar.

Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises ka filluar të mjekohet me fizioterapi. Doktorët thonë se për momentin situata shëndetësore e tij është e mirë dhe nuk është konstatuar ndonjë zhvillim negativ.

      Ibrahim Tatlises u plagos në një sulm me armë zjarri organizuar kundër tij në fundjavë në Stamboll. Doktorët e spitalit ku është shtruar Tatlises bënë një deklaratë me shkrim. Sipas deklaratës në kurimin e Ibrahim Tatlisesit ka filluar procesi i fizioterapisë dhe rehabilitimit.

   Mësohet se sipas vlerësimit mjekësor të ekipit që ndjek nga afër dhe monitoron gjendjen shëndetësore nuk është konstatuar ndonjë ndryshim negativ gjatë natës së kaluar. -Mjekimi dhe kurimi i këngëtarit është në proces e sipër. Që nga dita e djeshme ka nisur edhe procesi i fizioterapisë dhe rehabilitimit nën drejtimin e Prof. Dr. Rejhan Çeliker, – u tha në deklaratën me shkrim.

SHPËRNDAJE