Ndryshe nëse këto raste nuk ndriqohen, mund të thuhet se Kosova sot është shndrruar në një vend “sallamadi”  në stilin sikur në “Hide Park” në Speaker’s Corner të Londrës, ku njerëzit pos që mund  të shfryhen, kan rastin edhe t’ja futin kot me akuza e kundërakuza njëri-tjetrit… Prandaj, se sa të vërteta janë këto denoncime e akuza të Ibrhaim kelmendit mund të dëshmohen ditëve të ardhshme për t’mos i lënë vend asaj se Kosova është shndrrruar në “Hide park” 

 

KOSOVA A ESHTE SHNDRRUAR NE NJE TERREN TË PËRSHTASHËM TË KRIMINALITETIT APO NË NJË FUSHË TË THASHTEMEVE SI NË “HIDE PARK” TË SPEAKER’S CORNER ?!

 

“Ibrahim Kelmendi: E njoh vrasësin e Gërvallës me emër e mbiemër “,Kelmendi: Bukoshi e Mustafa shpërdoruan qindra miliona të 3-përqindëshit”..nëse lexojmë dhe komentojmë keto deklarata fillimisht mund të thuhet më shumë si të guximshme se sa të vërteta.Themi kështu ngase keto  njoftime dhe akuza me emër e mbimër, pas atyre të Bllacës kanë tronditur opinonin shqiptarë si në Kosovë, Shqipëri ashtu edhe jashtë.  Megjithse dikush me të drejtë do të thoshte  se  “Pa  hangër hudhra, nuk të vjen era.. ». Por, për ta larguar apo distancuar nga kjo “erë e hudhrave” kanë dalur me regime dhe përgjigje emrat e apostrofuar apo të akuzuar  nga Ibrahim Kelmendi. I pari ka reguar Hysen Gërvalla, por tash së fundit edhe Riza Salihu, Isa Mustafa, Bujar Bukoshi…

 

Jemi dëshmnitar se në Kosovën e pas luftës por edhe para ndodhën e e ndodhën vrasje të shumta si të politikajve ashtu edhe të intelekualëve dhe gazetarëve apo biznismenëve dhe deri tash thuajse askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Është një fenomen interesant në Kosovë, sidmos rreth dosjeve të krimit të organizuar keto viteve e fundit, përfshirë këtu edhe gazetarët e varë apo të sulmuar. Përderisa i drejtohesh EULEX për një rast të vrasjes së një gazetari apo krimi, ata thonë se “në atë kohë ne nuk kemi qenë funksional, ne tash kemi ardhur,..”  Ndërsa t’i pyetësh ata te UNMIK-ut thonë se “ne me nuk kemi më kompetenca dhe se dosjet e krimeve ja kemi transferuar EULEX-it ?!. Për cka shpesh në mediat perendimore kemi lexuar edhe akuza kundër UNMIK apo Eulex të implikuar në korrupcion apo në krimin e organizuar me mafian “multietnike” rajonale.

 

Krahas këtij krimi të organizuar para lufte, sidomos gjatë lufte e pas saj ka pasur edhe krime tjetra ekonomke , shfrytëzues të luftës, ku shumë liderë apo politikaj, qofshin edhe “aktivistë” kishin vjelur shqiptarët, sidmos  diaporë me million a e miliona franga dhe deri tash askush nuk ka guxuar t’i drejtojë gishtin apo denoncoj, ata përvec disa shkrimeve aty –këtu nëpër disa media tona. Duket se rasti Bllaca dhe Ibrahim Kelmendi janë dy personazhe aq sa interesante po aq dhe të guximshme që po po thejnë akullin për denoncime. Ju lulmtë për guximin, nëse janë të vërteta ato cfarë thonë dhe turp ju qoftë nëse janë gënjeshtra.. po flasin njerzit në qarshinë e Prishtinës.  Madje ky i fundit siq ka filluar me akuza e denoncime me emër e mbiemër duke se po lind  një “WikiLeaks” i Kosovës, nesë nuk e ka me të qëllime apo me thashetheme…apo si thonë në popull punë “mizivirllëqesh..”..mbetet të shifet.

 

 

Të ndalemi pak tek ky Ibrahim Kelemndi apo “WikiLeksi” i Kosovës i cili ditë më parë deklaroi publikisht se “ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe quhet Rezil-Riza Salihu” për gazetën Express. Ibrahim Kelmendi. Për gjeneratën e re ky emër s’thotë asgjë. Ndoshta as që e dinë se çfarë ka bërë ky njeri për jetën e tyre. I harruar për shumë kohë në jetën e diasporës, numërohet se ka qenë idealisti i parë i së majtës shqiptare jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.  Ka qenë njeriu i parë që ka thyer heshtjen prej kohësh për meritokracinë e diasporës dhe ka botuar të dhëna interesante duke anashkaluar distancën historike dhe duke përshkruar gjëra të rrezikshme për procesin i cili ende s’ka përfunduar.

 

Ibrahim Kelmendi, një nga themeluesit e LPK-së dhe ish-udhëheqës i Fondit “Vendlindja thërret”, ka deklaruar se e njeh me emër e mbiemër vrasësin e Jusuf Gërvallës. Si mik i afërt i Jusuf Gërvallës, ai mori guximin ta përshkruajë tërë realitetin e asaj kohe, duke mos kursyer persona dhe personazhe. Libri i tij i titulluar “Atentatet”, përfaqëson një rrezik në vete për të vërtetën e asaj kohe. Libri në një mënyrë përfaqëson edhe karakterin e hapur dhe shumë të përfolur të Ibrahim Kelmendit, i cili si shumë herë ka dalë jashtë kornizave të “qytetarit” të diasporës. Shpeshherë, i ngarkuar me teza konspirative gjatë jetës së tij, ai ikën nga ajo hapësirë në librin e tij dhe ballafaqon fakte dhe emra pa hezituar fare se mund të krijojë situata të pakëndshme në jetën kosovare, edhe ashtu të rëndë dhe konspirative.

 

NË ZVICËR DHE VENDET PERENDIMORE PËR NJË DENONCIM ANTIKRIM  JEPEN SHPËRBLIME, POR EDHE PËR ALARME TE RREME, APO AKUZA TË RREME.. JEPEN DENIME…
Thotë që e njeh atentatorin e Jusuf Gërvallës, i cili jeton në një fshat të komunës së Suharekës. I bën shenja dhe ia heq elozhet politike dhe meritën folklorike edhe miteve në diasporë, siç thotë ai, të ngritura artificialisht. Ndryshe nga tjerët, e sheh figurën e Enver Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit, duke i përshkruar ata si njerëz me merita të dyshimta. Libri, “Atentatet”, duhet të jetë vetëm një pjesë e së vërtetës, të cilën Ibrahim Kelmendi, ish-udhëheqës i Fondit “Vendlindja thërret” dhe njeriu që ka propozuar që LPK-ë të ketë fundin e saj historik në vitin 1999 në kongresin e rregullt në Prizren, sepse e vërteta tjetër duhet të shpaloset pas intervistës që i ka dhënë gazetës Express.

 

Në librin “Lindja e përgjakur”, bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin, të autorit Bedri Islami, Kelmendi thotë: “Ndoshta është vendi të informoj se hetimet kundër Rizës gjermanët i riaktivizuan në vitin 1992, pasi shteti gjerman nuk kishte më interesa për të përkrahur Jugosllavinë, e cila kishte filluar të shpërbëhej. Unë mora pjesë në atë proces gjyqësor si dëshmitar kundër Riza Salihut. Gjykata e liroi Rizën nga akuza për vrasje në mungesë të provave, pasi vuajti ndoshta një vit e gjysmë burg”.

 

 

Sidoqoftë Sikur në Zvicër edhe në vendet perendimore ku funksionion shteti juridk për një  alarm të rremë ta zëmë, apo akuzë të padrjetë shkon në përgjegjësi dhe denohesh me xhobë, me para ose me burg.  Dhe tash pas ketyre denoncimeve serike në Kosovë do të dëshmohet se Eulex dhe drejtësia kosovare do të dëshmohet se sa do t’i përmbushin premtimet e tyre me thënjet “zero tolerance” ndaj krimit  dhe njëkohësisht për të dëshmuar fuksionimin e shtetit juridik në vendin tone. Ndryshe, nëse nuk merrem me seriozitet këto denoncime lirisht mund të thuhet se Eulex dhe qeveria e Prishtinës neglizhon keto duke e lenë Kosovën në një terren të përshtatshëm për grupe krimanale.  Mosndriqimi, i këtyre rasteve vendin po e shëndrrojnë në një mjedis kush cka mund të flasin e akuozjnë me apo pa të drejtë, pra “sallamadi”  në stilin sikur në “Hide Park”, ku njerëzit pos që mund  të shfryhen, kan rastin edhe t’ja futin kot me akuza e kundërakuza njëri-tjetrit… Prandaj, se sa të vërteta janë këto denoncime e akuza të Ibrahim kelmendit mund të dëshmohen ditëve të ardhshme, për t’mos i lënë vend asaj se Kosova është shndrrruar në “Hide park” në Speaker’s Corner të Londrës.

——————————————

JA EDHE KOMENTET E JUAJA

 

SHPËRNDAJE