(AIK-Presheva Jone)

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e sheh Interin si rivalin më të madh për titull.
Milani tash kryeson me katër pikë të pastra në maje të tabelës së Serie A pas fitores ndaj Cesena, derisa Interi, pësoi disfatë kundër Udinese.
“Kënaqem me duelin ndaj Interit. Do të jetë një betejë e shkëlqyeshme. Me këtë intensitet, do të ketë më shumë motivim për secilin të vazhdojë të jetë i fokusuar dhe të punojë deri në fund të kampanjës”, ka thënë Ibra.
Për Ibrahimovic, i cili dy sezone më parë ishte lojtar i Interit, Rossonerët kanë nevojë të shqetësohen vetëm për veten.
“E di se Interi ka vetëbesim pas fitoreve të fundit. Por ne duhet të mbetemi të fokusuar dhe nëse e bëjmë këtë, ne nuk duhet të kemi frikë nga asnjë rival, përfshirë edhe Interin. Ne kemi nevojë të bëjmë punën tonë sa më mirë që mundemi, për të mbetur të parët”, ka shtuar suedezi.

SHPËRNDAJE