Cyrih, 5 korrik – Hulumtuesit e IBM në Cyrih të Zvicrës kanë njoftuar ditë më parë se kanë gjetur mënyrën për komercializimin më të shpejtë të memories Phase Change (PCM) përmes mënyrës më të mirë të multi-level cell enkodimit të të dhënave të ruajtura. PCM është tashmë një kohë të gjatë në listën e prioriteteve për zhvillim të shumë kompanive elektronike, për shkak të qasjes 100 herë më të shpejtë të dhënave dhe numrit shumë më të madh të cikleve të shkrimit të të dhënave se NAND Flash memoria e tashme dhe ka potencial mjaft të madh për ta zëvendësuar në shumë pajisje elektronike.

Kjo memorie është e bazuar në të njëjtin lloj të materialit si ajo që shfrytëzohet në disqet e rishkrueshme CD, DVD dhe Blu-ray, të ashtuquajturat kalkogjenide. Ato mund të ekzistojnë në gjendje gjysmëkristalore dhe amorfe të cilat, natyrisht, i ndryshon aplikimi i rrezes laserike ose tensionit elektrik, me çka ndryshohet gjendja në 1 ose 0. Pasi që dallimi mes këtyre gjendjeve është mjaft i madh, kjo u ka mundësuar hulumtuesve të IBM që në një qelulë memorike të shkruajnë më shumë të dhëna se vetëm një njësh dhe zero. E keqja lidhur me këto lidhje është që me kalimin e kohës vetvetiu ndryshojnë strukturën dhe ky është problemi më i madh të cilin është dashur ta zgjidhin shkencëtarët e IBM. Çipi testues në laboratorët e IB ka ruajtur gjendjen e vet edhe pas 156 ditësh në temperaturë dhome dhe është lexuar me sukses.

SHPËRNDAJE