Sulmuesi i ri i Liverpulit, Kreg Bellami është shprehur shumë i lumtur që sërish është rikthyer në “Anifeld”.

Bellami pas disa “aventurave” në disa skuadra angleze, dje zyrtarisht është rikthyer në skuadrën e “të kuqve”.

“Rikthimi im këtu është nder i madh për mua. Më të vërtet ndihem i emocionuar. Kur trajneri Keni Dalglish sezonin e kaluar erdhi këtu, gjerat ndryshuan. Jam rritur duke e shikuar Kenin, sepse ai është një nga lojtarët më të mirë që ka pasur skuadra e Liverpulit”, ka thënë Bellami.

SHPËRNDAJE