I digjet shtëpia, shtatë anëtarët e familjes Musliu nga Bujanoci nën qiellin e hapur!

photo-5-2Një zjarr që ka kapluar rreth orës 8:15 të mëngjesit një shtëpi shqiptare në rrugën e Kosovës në Bujanoc, ka lënë pa kulm mbi kokë shtatë anëtarët e familljes Musliu, ku në mesin e tyre dhe dy fëmijë të moshës së vogël.
“Kemi qenë në gjumë, përderisa babai kishte dal në treg, për të blerë disa gjëra për shtëpi. Për fat të mirë, e kemi vërejtur se kulmin e ka kapluar flaka dhe me shpejtësi kemi dal nga shtëpia” – sqarojnë dy vllezërit Musliu, banues në atë shtëpi për të cilët rrethanat e zjarrit ende mbeten enigmë.
Nga zjarri i shkaktuar, rezulton të mos i ketë mbetur asgjë pos rrobeve në trup dhe numrit të banorëve të shtëpisë, të cilët janë tejet të brengosur për gjendjen e krijuar tashmë. E veçanta gjithëkësaj është se njëri nga nipërit e Jakup Musliut, për shumë kohë ka qenë në shërim nëpër qendrat e mëdha spitalore, ndërsa e ëma, respektivisht e shoqja e kryefamiljarit Musliu, gjatë vizitës sonë, ankohej se po ndjen dhembje të madhe photo 5 (2)koke, me që edhe ilaçet bashkë me librezat e shëndetësisë ia kishte marrë flaka.
Megjithate, nga fqinjët mësohet se ka pas vonesa përderisa kanë ardhë zjarrëfikësit, të cilët shprehen  se “ata kur erdhën zjarri kishte kry punën”./LuginaLajm/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni