Pas arrestimit nga policia e Serbisë të Mark Koshnjetit ka reaguar Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, duke kërkuar nga mekanizmat vendorë dhe sidomos ata ndërkombëtarë që të ndërhyjnë për lirimin e tij.

Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet se të shtunën (sot) rreth orës 22.00, familjarët e të arrestuarit Mark Koshnjeti nga autoritetet serbe në Merdar, kanë njoftuar Qendrën Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren se Mark (Mihill) Koshnjeti (1955), i lindur në Prizren dhe banor i këtij qytetit, Rr.’Pal Paluca’, p.n. është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, derisa po shkonte për vizitë tek motra e vet në Beograd, kua ajo jeton prej kohësh.

”Babai im ka udhëtuar tek motra e vetë (motra e Markut) për vizitë, sepse vajza e motrës së tij këto ditë do të martohet. Ai asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është arrestuar pa asnjë të drejtë lidhur me këtë dyshim”, ka thënë Valentina, e bija e Markut, e cila njoftoi se janë në dijeni se ai tashmë është në Burgun e Beogradit.

Edhe burime tjera të Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së, bëjnë të ditur se Mark Koshnjeti nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, kërkon nga mekanizmat vendorë dhe sidomos atyre ndërkombëtar që të ndërhyjnë dhe të njëjtin ta lirojnë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE