Hyri në fuqi heqja e doganave për veturat

(AIK-Presheva Jone)

 

 

 

Nga fillimi i këtij viti nuk do të paguhet doganë për veturat dhe prodhimet e tjera të importuara nga Bashkimi Evropian.

Kjo masë për heqjen doganimit vlen edhe për prodhimet e metalit, mineralet, minierat, metalet, veshjet, makineritë, dhe përgatitjet, mobiliet dhe prodhimet e tjera kryesisht nga BE.

Të gjithë qytetarët që do të sjellin nga jashtë vendit prodhimet e këtyre kategorive, duke filluar nga autoveturat e reja apo të vjetra nuk paguajnë doganë.

Tarifat doganore do të vazhdojnë të bien edhe gjatë vitit 2011 edhe për prodhimet e tjera, në përputhje me Protokollin për paraqasje që Maqedonia e ka nënshkruar me Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ky lehtësim do të nxisë importet e prodhimeve të ndryshme nga vendet e BE-së. Gjatë vitit të kaluar me zvogëlimin e doganës në shkallë më të ulta, u importuan mbi 51 mijë vetura të vjetra dhe të reja nga BE, ndërsa me lehtësimin e fundit pritet rritja e importit.

Tek detergjentet e lëngëta për pastrim dhe higjienë, pllakat ngjitëse, filmat, folitë doganat ulen nga 11,3 për qind në 8,9 për qind. Edhe tek disa produkte të tjera higjienike, prodhime bujqësore, mishra, qumështi, kafeja dhe prodhime të tjera do të ketë ulje të tarifave doganore.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni