Sipas, të dhënave të shoqatës sindikale të BIRK të udhëhequr nga Idriz Bilalli kryetar, në zgjedhjet e zhvilluara në janar 2012, në mbi 50 % e kryetarëve në Këshillave të BI në gjithë Kosovën janë emëruar njerëz të cilët nuk kanë fituar shumicën e votave si: në Mitrovicë, Dragash, Suharekë, Rahovec, Gjilan, Viti, Hani Elezit, Preshevë, Istog, Kamenicë, Prishtinë, Obiliq, Drenas, Shtime, Kaçanik etj. Burimet e Kosova Info sjellin listën e kryetarëve që kanë fituar në zgjedhjet e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Të zgjedhurit, apo të emëruarit nga kryesia e BIK-ut në Prishtinë janë:
1.PRISHTINË, Bahri Sejdiu (më së shumti vota ka marrë imami Aziz Pireva); 2.PODUJEVË, Bekim Jashari;
3.GLLOGOVC, Mehdi Kastrati (imam i zgjedhur vetëm nga imamët, e jo nga xhemati, i emëruar direkt nga kryesia e BIK);
4.SKENDERAJ, Nexhmedin Maksuti;
5.MITROVICË, Jetish Berisha (nuk i ka fituat votat);
6.GJAKOVË, Ahmet Hoxha;
7.FUSHË KOSOVË, Pajazit Tërnava ( ka pasur parapërgatitje të zgjedhjeve sepse ai është djalë i vëllait të Naim Tërnavës);
8.GJILAN, prof.dr Mustafë Bajrami (biznesmen, nuk i ka fituar votat);
9.DRAGASH, Džemal Abdula (më së shumti vota ka marrë Shaban Haxhi);
10.PRIZREN, Lutfi Ballëku;
11.FERIZAJ, Fehmi Mehmeti,
12.VITI, Besnik Arifi (më së shumti vota ka marrë Husamedin Hoxha);
13.PEJË, Musli Arifi;
14.KAÇANIK, Florim Neziri (është zgjedhur me shkelje të procedurave paraprake);
15.RAHOVEC, Shani Sylka; (më së shumti vota ka marr Afrim Halilaj);
16.MALISHEVË, Xhevat Kryeziu; ( i barabarte në vota me 3 të tjerë, është emëruar për të 4 herë );
17.VUSHTRRI, Shemsi Rrahimi;
18.KLINË, Kadri Berisha;
19.ISTOG, Muhamed Lipa (më së shumti vota ka marr kandidati rival);
20.LIPJAN, Vehbi Gajtani (më së shumti vota marr Xhevdet Bytyqi);
21.SHTIME, (Isa Tërshana – është emëruar pa procedurë zgjedhore , si dhe është emëruar kryetar i këshillit iniciues për themelimin e këshillit të ri të BIK në Shtimje);
22.HANI ELEZIT, Muhamed Suma (më së shumti vota ka marrë Musa Vila);
23.KAMENICË, Eshref Cakolli (më së shumti vota ka marr kandidati rival);
24.OBILIQ, Behar Mjeku ( më së shumti vota ka marr kandidati zAlaudin…);
25.BUJANOVC, Sulejman Fejzullahu;
26.PRESHEVË, – Fikret Limani (më së shumti vota ka marr Llukman Ibrahimi);
27. DEÇAN, Besim Halilaj.
Procesi i zgjedhjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës ende nuk është përmbyllur. Sipas, të dhënave të shoqatës sindikale të BIRK të udhëhequr nga Idriz Bilalli kryetar, në udhëzimin administrativ për zgjedhjet të nënshkruar nga Naim Tërnava ekziston një paragraf me fjali të çuditshme ku përmendet “verifikimi” i të votuarve.
Dhe siç shihet edhe në listën e kryetarëve, ky “verifikim” është bërë “sherri” kryesor i këtyre zgjedhjeve në BIK. Sepse ky “verifikim” ka dalë manipulim. Ose është vjedhje e vullnetit të votuesve. Kështu thonë përfaqësuesit e shoqatës sindikale të BIRK. Sepse kryesia e BIK dhe Naim Tërnava me këtë paragraf i ka dhënë vetës të drejtën absolute që t’i eliminoj oponentët e tij, duke i “verifikuar”.
Verifikimet nga Kryesia e BIK në Prishtinë në krye me Naim Tërnavën këto ditë e kanë përmbys rezultatin e zgjedhjeve ne terren. Kjo shihet edhe në listën e njerëzve të zgjedhur.
Sipas, të dhënave të shoqatës sindikale të BIRK, kryetarët dhe anëtarët e këshillave lokale të BIK janë zgjedhur me konstatimet e kryesisë së BI-së pa kurrfarë kriteri paraprak por me parametra të veçantë për secilin këshill me të vetmin qëllim eliminimin e njerëzve të zgjedhur të cilët nuk mendojnë si ai, kushdo qofshin ata,dhe krijimit të hapësirës për njerëzit e tij të dëgjueshëm e prej të cilëve e ka të sigurt votën.
Zgjedhja e Kryetarit të BIK-ut në selinë qendrore në Prishtinë pritet të bëhet në vitin 2013. Pretendenti për këtë pozitë me këtë formë të zgjedhjeve të imponuara, mendon të jetë sërish Naim Tërnava. Ai dhe për këtë karrierë ditëve të fundit është në aksion për ta përgatitur rizgjedhjen e tij. I ndihmuar nga grupi i tij i ngushtë.
Shoqata sindikale të BIRK ka paralajmëruar se do ngrejë aktpadi në prokurori të EULEX dhe atë vendore për parregullsitë në procesin zgjedhor në BIK, për dhe për keqmenaxhimin e financave të BIK nga Naim Tërnava.
Shoqata sindikale të BIRK udhëhiqet përpos Idriz Bilalli kryetar, edhe nga Osman Musliu zv.kryetar, Beqir Thaqi sekretar, dhe anëtarët e kryesisë, përfshirë këtu edhe deputetin e Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti, etj. (Bota Sot)

SHPËRNDAJE