Bundesliga “infektohet” nga homoseksualiteti. Pas Serie A ku është përfolur shumë herë për lojtarë që preferojnë të shkojnë me seksin e njëjtë, vjen rasti i parë edhe nga Bundesliga.

Konfirmimi vjen nga një lojtar anonim për shkak të frikës që ka ai nga reagimi i mundshëm i tifozëve. “Nuk do të ndihesha i sigurt nëse seksualiteti im do të publikohej. Çmimi për ëndrrën që po jetoj në Bundesliga është i lartë sepse çdo ditë duhet të bëj aktorin dhe të mohoj veten time”, shprehet lojtari në një intervistë ekskluzive për “Fluter”.

Në vijim, anonimi shton se nuk e di nëse do të durojë shumë gjatë me këtë sekret, por shton se kjo gjë nuk i ka krijuar asnjë problem në skuadrën ku aktivizohet. Në vijim të intervistës, lojtari ende pa emër zbulon një detaj interesant, duke thënë se shumë kolegë të tij mundohen të bëjnë të njëjtën gjë, duke i fshehur preferencat e tyre seksuale.

“Të gjithë veprojnë në të njëjtën mënyrë, shoqërohen me femra thjesht sa për mbulim. Di që në Bundesliga ka shumë lojtarë homoseksualë”.

Në vitin 2008, ish lojtari i një lige rajonale, Marcus Urban, ndërpreu përpara kohe karrierën pasi nuk arrinte të përballonte presionin për të fshehur homoseksualitetin e tij. Dy vjet më vonë, kreu i federatës, Theo Zëanziger, premtoi mbështetje për çdo lojtar që dilte hapur.

Ndërkohë, në vitin 2007 ishte lojtari i parë i kombëtares së Gjermanisë që dha një intervistë për një revistë homoseksuale, çka ngjalli dyshime për drejtimin e tij seksual.

SHPËRNDAJE