HOMAZHE për Nijazi Azemit–Komandant Mjekrrës Organizata

Për nder të një mbëdhjet vjetorit të rënies heroike të Nijazi Azemit –Komandant Mjekrrës Organizata e Veteranëve të Luftës në Preshevës e Bujanoc, ish-luftëtar të UÇPMB-së, përfaqësues të subjekteve politike që veprojnë në vend gjetë ditës së djeshme bënë homazhe tek vendi I rënies në Kurbali, njofton TVP.

 

Me këtë rast Ramadan Ismaili kryetar I OVL-së në Preshevë I përshëndetit të gjithë pranishmit me çrast manifestimi filluoi me një minut heshtje ndërsa më pas në shenjë rrespekti për ta nderuar gjakun e dëshmuarëve ata I vunë flamurin kombëtar të valoj gjithmonë pran rënies dhe varrit të tyre. Edmond Jusufi, kryetar I degës së OVL –së në Bujanoc para të pranishmëve deklaroi se me vendimin e marrë nga kryesia e përgjithshme e OVL-së në Preshevë e Bujanoc tash e tutje flamuri kombëtarë do të valoj gjithmonë pranë vendit të rënies dhe varrit të dëshmorëve. Në fund disa familjarë të ish-luftëtarëve vunë kurora lulesh pranë vendit të rënies së Komandant Mjekrrës Nijazi Azemit. Nijazi Azemi Komandant Mjekrra vjen nga fshati Mogillë I Vitisë prapa vetes la prindërit dhe bashkëshorten me 4 fëmijë. Ata sot krahas dhimbjes që kanë për Nijazi Azemin ndihen krenar për të birin, bashkëshortin dhe prindin që paten.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni