HOMAZHE: Ngritet flamur mbi varrin e dëshmorit Rrahimi në Bushtran të Preshevës

Nën organizimin OVL e UÇPMB-së të dielen e fundit (22 prill 2012)  janë  bërë homazhe te varrezat e fshatit  Bushtran të komunës së Preshevës me rastine 11- vjetorit të rënies së  dëshmorit të Kombit  Qenan Rrahimi, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Bushtarn, prill

Me rastin e përvjetoit të rënies së heroit tonë kombëtar Qenan Rrahimi hapjen e homazheve me fjalimin e vetë e bëri z.Ramadan Ismajli, kryetar i OVL-së së UCPMB-së i cili duke falenderuar të pranishmit për pjesëmarrja ai cmoi lartë veprën dhe aktivitetin luftarak të dëshmorit.

 

« Nuk do të lejojmë  kurrë që dëshmorët të harrohen. Do t’i përkutojmë vazhdimisht me gjithë vlerën, rrespektin dhe dashurinë që patën ata për atdheun. Sikur  në betejën e Shoshajës, Bukurocës , Maxheres nën Brigadën 113 „Ibrahim Fejzullahu“ ai gjithnjë pas betimit para flamurit tonë kombëtar printe ndër të parët në betaja kundër armikut. Prandaj edhe ne jemi tubuar sot këtu për ta nderuar për meritat që pati për ket tokë, ne do të ngrisim flamurin kombëtar pranë varrit të tij..- » ka pohuar z.Ismajli, kryetar i OVL-së.

 

Në ketë përvjetor të rënies së Rrahimit për liri dhe atdhe ishin tubuar pos familjarëve  dhe bashkëlufëtarëve edhe shumë miqë dhe bashkëluftëtarë të tij për ta vlerësuar misonin e tij patriotik dhe përkujtuar rolin dhe meritat  e dëshmorit Qenan Rrahimi pas ngritjes së flamumurit te varri i tij u vunë kurrora lulesh.

 

Në ketë tubim përkujtimor në Bushtran morri pjesë edhe prindër të hernjve tjerëskur ai komandnt « Miratoca ». Babai i Artanit, Arif Abazi nga Miratoca duke falnderuar të pranishmit dhe organizatorët tha ndërt tjera se « kjo traditë e homazheve, nderimeve të heronjeve duhet vazhduar për të  dëshmuarr rrepektin dhe krenarinë tonë ndaj  bijve tanë dhe atdheut për të cilin rënë ata.. »


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni