Historia e dokumentuar e shqiptarëve në tri vëllime

Dëshmi shkencore të Jusuf Buxhovit

z. Jusuf Buxhovi me sukses nxori në dritë të kaluarën autentike dhe hedhë poshtë popaganden grekofile që u përpoqën për të shtrembëruar dhe gjymtuar historinë e popullit tonë – shkruan Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Në janar 2012, doli libri i parë ”Historia e Kosovës” me tri vëllime, të autorit Jusuf Buxhovi, i cili po dëshmon bindshëm për prirjen e tij të një historiani të devotshëm. Këto tri vëllime përfshijnë periudhën Antike e deri te konferenca e Londrës, duke përbushur një zbrazëtirë kombëtare në veçanti të Dardanisë Antike. Padyshim, se libri i historianit Buxhovi, me këtë libër zgjëron horizontin e vet në krijimtari, me ide të reja, ngjarje dhe nostalgji të reja që sjellin një mori faktesh me pikpamje të reja. Përfshirja e historisë shqiptare nga antikiteti e gjer më sot, është rezultat i prirjes për pasqyrimin real të historisë nga vet autori, por në esencë me këtë libër zbulon shumëçka që nuk është zbuluar gjer më tani.
Këtu shofim, se dominon prirja për zbulime të reja të historisë nga z. Buxhovi, për konkretizimin e historisë së mirëfillt shqiptare. Duhet pranuar se, libri në fjalë, tematikisht i ngjanë një enciklopedie shqiptare, por edhe të përvojes historike të botës së qytetëruar. Autori na bën me dije, se me përshkrimin e historisë shqiptare synon të shtrihet në të ardhmen më gjërsishtë me tema që përqafojnë teorinë historike me cikle kohore për ruajtjen e ekzistencës kombëtare shqiptare.
E kaluara historike në këtë libër ”Historia e Kosovës” është si dëshmi që zbulon dhe e mundëson ruajtjen e ekzistencës faktike të popullit Shqiptar, kurse për kohën e sotshme është vepër e cila ruan dhe qetson identitetin shpirtëror të shqiptarit kudo që ai ndodhet. Pse? Sepse autori z. Jusuf Buxhovi me sukses nxori në dritë të kaluarën autentike dhe hedhë poshtë popaganden grekofile që u përpoqën për të shtrembëruar dhe gjymtuar historinë e popullit tonë. Historia e Kosovës, tani e tutje falë këtij botimi, është me një dritë të re që përfshinë një periudhë kohore të historisë nga Antika deri në kohërat e sotme.
Para se gjithash, mund të themi se vepra ”Historia e Kosovës” e historianit Jusuf Buxhovi është autentike dhe e argumentuar. Kjo e fuqizon edhe më bindshëm kur e dimë se autori ka kohë që mirret me historinë antike, duke botuar libra me variante sa historike aq edhe shkencore, por pa ndryshuar temen dhe motivin për historinë tonë kombëtare duke u fokusuar nga Pellazgët dhe deri te Dardania Antike si trung qëndror, e që më vonë shëndrrohet në vazdimësinë iliro-shqiptare. Si vepër historiografike ”Historia e Kosovës”, bindshëm trajton lashtësinë historike, është një argument tejet i rëndësishëm dhe me një peshë tejet të veçantë për Kosovën, duke u shëndrruar si bazë e aktit të njohjes dhe vetënjohjes.
Me një fjalë, autori Jusuf Buxhovi, në këtë libër historiografik ”Historia e Kosovës” me tri vëllime, krahas punës së tij në krijimtari me një përvojë të shkëlqyer nga librat e mëhershëm, pasuron me sukses me elmente të reja historinë e Dardanisë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni