HIPOTEZE:” Temperaturat e larta ekstreme në gadishullin Ballkanik janë të shkaktuara nga  sistemi i antenave amerikane HAARP, të instaluara në afërsi të Beogradi

 

Sistemi i antenave HAARP  është  program  auralog i kërkimit të frekuencave të  larta  (shkurtimisht HAARP ) dhe paraqet  një  projekt kërkimor që synon të kuptuarit, të stimulimit  dhe kontrollit  të proceseve në jonosferë, e cila është pjesë e atmosferës së Tokës në një lartësi prej 50-80 kilometra, dhe përmban një sasi të madhe të joneve (grimcat e ngarkuara ) të krjuara  nga era diellore dhe ka ndikim të madh në përhapjen e valëve elektromagnetike.

Sistemi i antenave  HAARP,  përveç  që kanë një ndikim të madh  në mjedisin jetësor , por edhe në vetëdijen mentale, ka  ndikim edhe  në klimën dhe ndryshimet   klimatike, raporton portali vestinet.rs.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta mbi 40 gradë, të  cilat zgjatën gjat tërë muajit  qershor, korrik, dhe vazhduan deri në fillim të gushtit, është diqka jo  e zakonshme në rajonin  e Ballkanit, sidomos  jo për një periudhë kaq të gjatë.

Veprimi i sistemit të antenave  HARP si duket  krijon një vrimë në shtresën  mbrojtëse të Tokës, që na mbron nga ndikimi negativ i rrezeve të  Diellit dhe  erës diellore. Kjo vrimë është duke lëvizur nëpër shresën e sipërme të atmosferës, duke krijuar  efekte  të dëmshme mbi sipërfaqen e Tokës, dhe gjithashtu rrezatim  të dëmshëm edhe ajo pjesë e atmosferës e cila  është e  rrezatuar.

Administrata e SHBA-ve  ka lëshuar deklaratë zyurtare në të cilën thuhet se HAARP shërben për të eksploruar mënyrën  për të sanuar shtresën e ozonit, por  sipas teoricientëve  qëllimi  kryesor    është kontrollimi i  klimës, ku ata e kanë për qëllim, dhe manipulimi për t’i kontrolluar njerëzit.

Teoria thotë se me manipulimi me klimë ka filluar që nga viti  1946 , atëherë kur  shkencëtari amerikan Vincent  Schaefer zbuloi  se futja e grimcave  të akullta të dioksidit të karbonit (akull të thatë) në dhomë të ftohtë çon në formimin e kristaleve të  akullta  që janë të njëjta sikurse  ato të reve.

Është e njohur  se  ajri i nxehtë gjat ngritjes lart nga Toka  gjithnjë e më tepër ftohet dhe se nji pjesë e kësaj lagështie kondenzohet  dhe pikëzat e vogla formojnë retë. Miliona pikëza  të tilla  duhet patjetër të bashkohën  njëra me tjetren  për të fituar peshë të mjaftueshme  dhe si të tillë të bien në formë të  shiut.  Siduket ,  tani  edhe kjo pjesë e Ballkanit është në radhë të  manipulimeve  me  ndryshimet  klimatike  dhe eksperimentimit, dhe Serbia është  zgjedhur  si vendi më i përshtatshëm për vendosjen e antenav  HAARP.

Përgatiti Ismet Azizi

SHPËRNDAJE