Screenshot_2016-07-03-21-22-22-650x366Shkup, 4 Korrik – Vrasja makabre e Almirit 4 vjeçar që tronditi opinionin e gjerë jo vetëm në Maqedoni po tentohet të falsifikohet. Tashmë vrasësi dihet botërisht, por ajo që nuk dihet është ana tjetër e medaljes, të cilën të Hënën më 4 Korrik, u përpoq ta plasojë vëllai i vrasësit Bojan Iliç, me ç’rast e nxiti opinionin e verbuar nacionalist që të radhitet në anën e vrastarit, njofton Zhurnal.mk

Por argumentet e tij janë të fabrikuara dhe të rrejshme. Deklarata e tij është një tentim i maskuar me dinakëri, për ta paraqitur veten si viktima të këtij rasti, e jo si agresor.

Bojan Iliç në profilin e tij në fejsbuk nxori një foto të tijën të përgjakur dhe deklaroi:“Unë jam vëllai i shoferit, atij që e nxjerrin nga makina në video inçizimin e lëshuar. Na sulmuan për budallallëk… U futëm në makinë dhe na vrapuan 3-4 shqiptarë dhe na e thyen xhamin e makinës me boksa hekuri (menjëherë e thirrëm policinë) ne ikëm por përfunduam në një rrugë qore. Vazhduan të na ndjekin rreth 20 shqiptarë me thika, me boksa hekuri dhe gjësende të tilla. Vëllai për ti mënjanuar goditi në murr, ku për fat të kishte kishte pas një fëmijë. Ne nuk mund të shihnim asgjë sepse na e kishin thyer xhamin (shofershajbnën) dhe ishim të rrahur, unë nuk e di se çfarë njeriu mund të sulmojë njerëz që ti reh/vret para fëmijës së vet për arsye banale për shkak të rendit në spital dhe me atë ta sjell në rrezik… Dhe a janë ata viktima në këtë rast? Unë kam 5 prerje nga THIKA, shumë herë jam i goditur me send të fortë në kokë dhe në trup. Kudër asnjërit nga sulmuesit nuk është ngritur aktpadi madje organizohen edhe protesta dhe e quajnë vëllain tim terrorist i cili deshi vetëm që të ik dhe të shpëtojë… Vërtetë është gjynah për fëmijën,edhe në na vjen keq, por ama si do të  reagonit ju nëse ndodheshit në një situatë të tillë ku do ta kishit jetën e rrezikuar dhe jetën e familjes tuaj? Në të gjitha mediumet shkruante se si ne i kemi pritur që t shkelim. Askush nuk e shkroi të vërtetën, atë që ndodhi vërtetë”, njofton Zhurnal.mk

Nuk dihet se kush e ka këshilluar Bojan Iliçin që të ndërmarr një veprim të tillë, por duke parë fotografitë që ai i plason, duket se ka pasur ndihmë profesionale në këtë drejtim. Por pikërisht janë ato fotografi që e vërtetojnë edhe gënjeshtrën e tij.

Pas analizës nga Agjencia Zhurnal, të fotografive të plasuara nga Bobani dhe krahasimit të tyre me makinën e konfiskuar nga policia, vërehet qartë mashtrimi dhe tendenca për ti dhënë epilog të padrejte këtij rasti. Agjencia e lajmeve Zhurnal konsultoi specialist thikash, i cili konfirmon se prerja në krahun e Boban I. në asnjë mënyrë nuk është prerje thike. Po të ishte prerje thike, ajo do të bënte çarje të drejtë të indeve muskulore, e në asnjë mënyrë prerje kirurgjike vetëm të lëkurës, e cila më shumë ngjan me rrjepje xhami. Pastaj prerja me thike është shumë e hollë, në krahasim me atë vijën e trashë në krahun e tij.

Për sa i përket plagës në kokë, qartë shihet se ajo plagë nuk është shkaktuar nga ndonjë goditje me send të fortë, por nga goditje në strukturë të sheshtë, siç është xhami i makinës. Edhe thyerjet në xhamin e makinës së vëllezërve Iliç, dëshmojnë pikërisht këtë. Lartësia ku është thyer xhami dhe forma e thyerjes, tregojnë qartë se xhami i tyre është thyer pas përplasjes së makinës në murr. Xhami i shoferit është thyer më lartë, që dëshmon se shoferi fillimisht është përplasur për timoni e më pas e ka goditur xhamin me kokë. Edhe vëllai i tij që ka qenë në sedijen e pasagjerit e ka goditur me kokë xhamin e makinës. Plagët e tyre janë shkaktuar nga përplasja e fuqishme e makinës në murr. Mbi 99 përqind e aksidenteve të tilla kanë thyerje xhamash në të njëjtat vende, gjë që e vërteton këtë tezë.

Nga ana tjetër, Boban thotë se janë ndjekur nga 20 persona. Por nga video shihet se babai i cili vjen nga ana e kundërt e makinës, (e jo duke e ndjek makinën) në momentin fatal bën përpjekje maksimale me duar e me këmbë për ta ndaluar vrasësin që të mos e shtyp familjen e tij, por ai edhe përkundër paralajmërimeve me duar, e shton shpejtësinë dhe ndryshon drejtimin e automjetit në drejtim të viktimave, i përplas ata dhe përplasët për murri.

Sidoqoftë, tendenca e vëllezërve Iliç për ti shpëtuar fajit është evidente dhe e kuptueshme deri në një farë mase, por ajo çka është e vërtetë, një fëmijë katër vjeçar nuk jeton më për shkak të veprimit të tyre. Ata përdorën një armë, makinën, për të vrarë një familje të tërë. Njëri është në paraburgim, ndërsa tjetri, bashkëpunëtori i tij, në liri. Në mos për diçka tjetër, ai duhet të dënohet për dhënie të dëshmisë të rrejshme, akt që është i dënueshëm në çdo shtet demokratike.

Drejtësia në vendin tonë ka kohë që i mban sytë e mbyllur në këtë vend, tani e ka rastin, që për hir të jetës së shuar dhe shumë jetëve në të ardhmen, ta heqë shiritin verbues… e jo vetëm atëherë kur shqiptarët janë në bankën e të akuzuarve, të cilëve pa asnjë problem u shqipton dënime të përjetshme, njofton Zhurnal.mk

SHPËRNDAJE