Syle Mujaj i burgosur politik dhe njeri nga organizatoret e protestave  te vitit 1981, njeherit piktor i njohur qe jeton dhe vepron sot ne Zvicer, drejtues i Shoqatës kulturore shqiptare “Aleksandër Moisiu” ne Lugano flet eksluzive për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” (te cilen ai e quan Presheva ime) per nje mik te tij, madje me shume se nje mik, e quan bashkeluftetare te idealeve dhe lirise deri ne pamavresi te Kosoves, por qe perfunduan ne burgjet serbe në Nish nga regjimi te cilet vuajten disa vite. Eshte fjala per Xhavit Nuhiun nga Caravajka e Karadakut ter Preshevës po ne te cilat ale leindi dhe rezistoi Idriz Seferi e Xladin Kurbalia me te cilin ishe “cimer” i grilave serbe me Syle Mujaj.

 

Shkruan: Syle MUJAJ
Po vërtet rasti i Xhavit Nuhit nga Caravajka e malësisë se Karadakut tonë ne burgun e Nishit ishte nje rasti i dhimbshëm por edhe krenar kur i paralizuari e i dënuar nga bishat ish pushtuese qe se pari ishte maltretuar ne burgun e Gjilanit nga inspektori federal Selim Brosha.

Ishte i dënuar Xhavit Nuhiu për shkrimin e një parulle afër 3 kilometra i cili me veturën e tij ashtu i paralizuar nga vetura e kishte shkruar simbolin

K O S O V A   R E P U B L I K Ë

E pastaj e kishin transferuar ne Burgun e Nishit. Te cilin e kishin priu ne gjendjen me te tmerrshme qe ta humb besimin ne çdo kënd edhe ne veti por brenda tij ta ruaj krenarin shqiptare deri ne vdekje…

Por edhe pse nuk ushqehej pos kur binte ne alivanosje i jepnin ushqim glykozeee
E gjeta Xhavitin mes dy pleqsh tuberkular afër vdekje kishin kaluar shumë muaj qe me një shkop te hekurt nuk kishte lejuar qe te i afrohej kush as shqiptar as serb as gardian….
Kishte vendosur ne mënyrën e vetë te vdiste por te mos kërkonte mëshirë nga as kush…..
Fekalet e tij kundërmonin ne mënyrën me te tmerrshme..

Me treguan disa pleq shqiptar e me thanë se edhe ai atje me mut është si ti për irredentizëm… Kjo nuk me la te qetë as natë as ditë se si te i afrohem e te bisedoj nëse mundëm. Mbas dy javësh mundim ju afrova edhe pse fizikun nga brezi e lartë ende e kishte te fort e i thash o njeri tregomë kush je …Me shante me fyente nuk tregonte pos me thoshte a je edhe ti si ata kriminelët shqiptar qe i paguan për mua e me shkatërruan …..
I durova te gjitha, tentoja te i afrohesha me sulmonte me shkopin e hekurt mbas sa tentimesh e lodha e dremisë e mori gjumi…

 

Dhe ju gjuajta mbi te dhe mbi fekalet e tij qe ishin vërtet si ne ahur te lopësh qe kishte muaj qe as kush nuk ja kishte pastruar… Ja lidha duart e e mora ne krahët e mijë te thuash mbi 200 metra deri te një krua uji ku aty disi e përdornim si banja kolektive.

sylalama

Aty e vendosa një batanije e mbi te e shtrina heroin tim XHAVIT NUHIUN nga Caravajka..

Ja lëshova ujin si shpric qe ta ndaj fekaljen e tharë nga trupi i tij por kur pash se se bashku me fekale ju hiqte edhe lëkura. Atëherë u ndala e fillova me dorë e ngadalë nga dalë ja pastrova krejt trupin . Ai veç me shante me nënë e me babë e tentonte te me sjellke..
Por ja kisha lidhur duar mbrapa e këmbët i kishte te pa lëvizura i paralizuar nga kërthiza e poshtë…

Mbas disa orësh qe e mbështjella ne disa batanije ushtarake te zeza e ja pastrova vendin e dhomën me shpric uji e ja hapa dritaren qe te i ajrosej dhoma e ndyre deri ne ekstrem….
Ju afrova disa metra afër e i thash e tash a e donë shkopin..

Ai me tha ti je më i poshtri ne botë …
Se mendoja se mbas disa ditësh do te vdisja e ti ma ndërpreve vdekjen timeee ….
Shih filloj burri te qaj dhe vërtet mu duktë vetja se paskam gabuar kur një njeri kaq te fort te ja ndaloj rrugën e shenjtë edhe te vdekjes.

I thash Xhavit shaj sa te duash pop e kuptoj se paskam gabuar por kërkoj falje oho burrë i malësisë por kuptomë se paku edhe mundin tim qe as unë nuk e kisha lehte te i afrohem një herkuli si ti dhe tash jemi gati duke u njohur ….

Me pyeti se kush jam i tregova me tha a po mi zgjidh duart :
I thash po edhe po ti zgjidhi duart edhe po behe mburre e po ta jap shkopin ….

Ishte hera e parë qe nga gjoksi i tij si një vullkan doli një qeshje aq e madhe HAHAHHAHAAHAHAHAHAHAA sa te gjithë ish te burgosurit u kthyen me kureshtje isha edhe vetë unë se e qeshura e tij e mbushur jetë disi zgjoj çdo gjë
Disi me këndelli edhe mua

Disi edhe pse ishte mbas dite mu duktë mëngjes disiiii…
… U ngjall heroi im Xhavit Nuhia..
Jo tha nuk dua shkopin por ah e kisha dashtë një fyell …
Mbas tri orësh nga tuli i bukës veç e rregullova formën e fyellit ku ai nuk e dinte ende e vendosa fyellin te fitonte lagështi jo nga uji por nga pështyma ime e duhet qe te mykej diku nga lagështia e ajrit..
Edhe kjo kryhej ngadalë e ngadalë ….
(Këtë mjeshtëri te instrumentesh nga tuli i bukës veç e kisha specializuar ne “grupah pojaqanih nadzor” ne IZOLIMIN tim 7 vite e 6 muaj nga i krejt burgu 1981- 1990)
TE Nesërmen ishte mykur fyelli nga buka e tash i duheshin rreze dielli qe nga ajo lagështi e nga myku nuk çahej por forcohej si një lloj okarine si një lloj qeramike…
I thash ne rregull Xhavit fyelli erdhi por tash a dinë te ja ndërrosh gishtat …..
Ne sytë e tij pash se dyti here lotin tash lotin e gëzimit e me tha a je njeri normal ku e gjete fyellin ..

sylaaas111I tash te gjitha i solli zoti shqiptar për ty e për mua por mos humb kohe rregulloje gjuhëzën e filloja nuk po mund te te pressss ..

Shih Xhaviti Herkuli /Sepse edhe qe trupin nga brezi e poshtë e kishte te kalbur lartë kraharorin e kishte aq shumë te zhvilluar qe i thosha herkuli Shqiptar/

Tash si një fëmijë para meje e mori me delikatesë fyellin e bukës e puthi e filloj …..
Për mua ishte si një ëndërr – si një lindje e re. Si një ngjallje e mitesh me legjenda kur zëri kumbues nga fyelli e mjeshtëria e te fryrit ishte diçka qe kurrë nuk munda as ta harroj….

Xhaviti me la porosi para de te dalë e me tha: po ta jap fjalën se nëse nuk vdes do ti çoj vajzat ne shkollë… Dikur mbas lëshimit nga burgu ne një vizitë familjare prindërit me thanë se paska shkuar Heroi im ne fshatin tim te prindërit e mijë ne lartasin e 1600 metra mbi detare atje naltë ne Dukaivën e Rugovës dhe i paska quar te falat e mija me porositë e mija nga zindani i zi i Nishit…

Mbas daljes time e kërkova heroin tim shkova pa zhurme ne Caravajkë e ne Gjilan i pyeta dy tre shokë burgu nuk e trazova familjen e tij . Ja lash te koka e varrit fyellin qe ma la kujtim e ja ktheva ri kujtim  Xhavit Nuhiu nuk vdekur as atëherë e as sot..

SHPËRNDAJE